in

Planet e dorëzimit të “Tomahawk” janë tashmë gati – Trump po ushtron presion mbi Gjermaninë

Sebastian Sheffel

 

Ka indikacione se Trump së shpejti do të autorizojë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë. Kjo synon gjithashtu vendet evropiane si Gjermania, të cilat, në sytë e presidentit të SHBA-së, janë bërë shumë hezituese.

Kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohen të premten, “Tomahawk” do të jetë në krye të axhendës . Ukraina do të donte të kishte raketën lundruese me rreze të gjatë veprimi në arsenalin e saj, por Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë ngurruar ta furnizojnë atë.

Trump ushtron presion mbi aleatët e Ukrainës me vendimin “Tomahawk”

Kjo mund të ndryshojë pas takimit në Uashington – edhe sepse Trump po ndjek një qëllim më të madh strategjik. Siç shkruan Kyiv Post , duke cituar zyrtarë perëndimorë, presidenti amerikan me sa duket nuk është i shqetësuar vetëm për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës. Një dërgesë Tomahawk me sa duket ka për qëllim gjithashtu të ushtrojë presion mbi aleatët evropianë që hezitojnë.

Raketat kruiz me rreze të gjatë veprimi janë thelbësore për Ukrainën, sepse ato do ta lejonin atë të sulmonte objektiva thellë brenda territorit të Rusisë, duke përfshirë bazat kryesore ushtarake dhe depot e armëve. Kjo do të rriste presionin mbi Presidentin Vladimir Putin për t’u angazhuar në bisedime serioze për paqe.

Pas dorëzimit të “Tomahawk”, do të pasoj “Taurus”

Duke e ditur këtë, udhëheqësi i Kremlinit ka kohë që po ndërton një narrativë kërcënuese kundër raketave me rreze të gjatë veprimi. Kohët e fundit ai tha se një dërgesë e Tomahawk në Ukrainë do të çonte në një “fazë krejtësisht të re, cilësisht të re të përshkallëzimit” – e cila më pas mund të përfundojë edhe me armë bërthamore.

Kremlini ka bërë deklarata të ngjashme në të kaluarën në lidhje me debatet rreth dërgimit të raketave kruiz – Taurus. Në Gjermani, qeveria e mëparshme nën kancelarin Olaf Scholz (SPD) dhe më vonë qeveria e koalicionit nën Friedrich Merz (CDU), për këtë arsye u përmbajtën nga furnizimi me raketa Taurus për Ukrainën.

Trump tani me sa duket shpreson që miratimi i dërgesës së raketave Tomahawk do të veprojë si një “katalizator i domosdoshëm për t’i dhënë fund ngurrimit evropian”, siç shkruan Kyiv Post. Me fjalë të tjera, pritet që Gjermania do të ofrojë gjithashtu raketat Taurus dhe po ashtu edhe vendet e tjera do të rrisin përsëri ndihmën e tyre ushtarake për t’i dhënë fund luftës.

Zemërimi i dyfishtë i Trumpit ndaj Rusisë e detyruan atë për këtë vendim

Është e habitshme që Trump, nga të gjithë njerëzit, duket se mendon në këtë mënyrë. Në fillim të vitit, ai deklaroi se nuk do t’i ofronte më mbështetje ushtarake Ukrainës. Shtetet evropiane fillimisht kompensuan për mungesën – por ndihma e tyre ra ndjeshëm në korrik dhe gusht , siç tregojnë shifrat e reja nga Ukraina Support Tracker i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka hartuar tashmë planet e dorëzimit.

Për Trumpin, tani mund të jetë koha e duhur për të ndryshuar kursin. Ai e ka vonuar dorëzimin e raketave Tomahawk për njëfarë kohe. Një zyrtar ukrainas i mbrojtjes e përshkroi së fundmi këtë në Telegraph si një strategji që ti jepte Putinit kohë, të fundit, për t’u angazhuar në negociata. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur, dërgesa e armëve tani mund të vazhdojë. Për më tepër, Trump aktualisht po mbështetet te suksesi i tij në negociatat e paqes në Gaza.

Siç raporton New York Times , gjithçka është gati në SHBA për dorëzimin e Tomahawk: Departamenti i Mbrojtjes ka hartuar tashmë plane se si mund të shiten ose transferohen armët. Është e mundur, për shembull, që vendet evropiane të blejnë armët nga SHBA-të dhe më pas t’ia dorëzojnë ato Ukrainës, siç ka qenë praktikë për disa muaj.

Si funksionon Tomahawk

  • Prodhuesi: Kompania amerikane e mbrojtjes Raytheon
  • Versione të ndryshme me rreze veprimi deri në 2500 kilometra, mund të godasin objektiva thellë në brendësi të Rusisë.
  • Shpejtësia: rreth 900 kilometra në orë
  • Gjatësia: rreth gjashtë metra
  • Pesha: deri në 1.5 ton
  • Lartësia e fluturimit: më pak se 200 metra (prandaj e vështirë për t’u zbuluar nga radari i armikut)
  • Mund të pajiset me armë konvencionale ose bërthamore
  • Kostoja për njësi: deri në 2 milionë dollarë në varësi të versionit

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Hamasi kryen një sërë ekzekutimesh publike para ndaljes së luftës, vriten qindra palestinezë

Hamasi ka filluar të vrasë në masë palestinezë