in

A po përgatitet terreni që Trump t´i hidhet Kurtit, sikurse Zelenskit?

Sherif Ramabaja

Gjatë vazhdoi bllokada në kuvendin e Kosovës. Udhëheqësit opozitar të etur për pushtet, janë vënë tërësisht në veprim antikombëtar. Ky duket të jetë një skenar tërësisht i përgatitur. Udhëheqësi i një komploti të tillë s’është askush tjetër, përpos ambasadori Grenell dhe bashkëpunëtorët e tij: Vuçiq, Rama, udhëheqësit opozitar në Kosovë, (votuesit nuk mund ta marrin me mend tradhtinë e tyre) Lista Serbe, Gjykata Kushtetuese, etj.

Skenari i përpunuar në detaje, si duket po i afrohet aktit final. Sipas tyre, me çdo kusht Albin Kurti duhet politikisht të eliminiohet, përndryshe aksioni i paramenduar për ndarjen e Kosovës, do të pësonte fiasko. Në këtë marrëveshje antikombëtare, Gjykata Kushtetuese duhet ta ketë edhe rolin e vetë, përndryshe komploti nuk do të funksiononte.

 Pasi t´i pamundësohet Kurtit funksionimi i parlamentit dhe zgjedhja e qeverisë, në skenë do të dalin udhëheqësit opozitar të cilët me përkrahjen e EU, Trumpit, Grenellit, Listës Serbe, Ramës e Vuçiqit, (kurse në mënyrë indirekte edhe të burgosurve në Hagë), do t´u mundësohet ardhja në pushtet. Nëse sipas këtij skenari hasë sharra në gozhdë, në skenë do të dal presidenti Trump, i cili në stilin e tij të njohur, do ta sulmoi dhe kërcënoi Albin Kurtin, ashtu siç e kishte sulmuar Zelenskin në Oval Office, të Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë rast, Kurti do të ndodhet para një sprove hamletiane, të jesh apo të mos jesh. Fuqishëm kundër tij do të pozicionoheshin EU, SHBA, Ambasadorët e Quintit, Rama me qeverinë e tij, udhëheqësit opozitar në Kosovë, Lista Serbe, Vuçiqi etj.

 Në këto momente dramatike për Kosovën, të vetmit që do të rreshtoheshin pas Kurtit do të ishte pjesa dërmuese e popullit, po sa do të vlente kjo, kur tjetër mbështetje nuk do të kishte.

Vetëm me popullin, pa mbështetje ndërkombëtare, do të ishte e pamunur të  organizoheshin zgjedhjet e lira. Me popullin, pa mbështetje institucionale, nuk mund ta ruaj pozitën hierarkike. Me popullin mund ta zgjedh vetëm rrugën e organizimit të protestave, apo hyrjen në luftë me Serbinë. Ndaj tij dhe planeve për ruajtjen e shtetësisë, do të organizohet një bllok i fuqishëm, duke filluar edhe nga udhëheqja e shtetit shqiptar, e mos të flasim për të tjerët.

Pyetje delikate do të ishte, si do të reagonte Kurti ndaj një skenari të tillë. Ka politikan ndërkombëtarë të cilët haptas thonë, nuk do të dëshironin të ishin në lëkurën e Albin Kurtit.

Ky skenar i tashëm gjason me ndërrimet kushtetuese më 1989, kur Kosova nga politikanët dhe disa akademik të shitur deklaronin: nga këto ndryshime kushtetuese Kosova nuk pëson asgjë, kurse në realitet Kosova sillej në gojën e ujkut, Serbisë.

Edhe sot nga qeveria shqiptare në krye me Ramën, nga udhëheqësit opozitar, nga EU, nga SHBA etj. do deklarohen se Kosova, me lëshimet që i kërkohen, vetëm do përfitonte: njohje ndërkombëtare, investime, zhvillim, transferim, përparim, mirëqenie etj. kurse në realitet Kosova do ta fitoi vetëm bosnjëzim, po kjo aq u bënë atyre.

Si do ia del Albin Kurti në krye kësaj pune, do të shohim në vijim. Megjithatë (po e përsërisim) nuk do të dëshironim të ishim në lëkurën e tij. Populli pret ruajtjen territoriale të Kosovës, nëse s’është e mundur kthimin e pjesëve të pushtuara të saj, deri në Nish. shtrirjen e sovranitetit në çdo pjesë të saj dhe stabilizimin e rrethanave politike, që të ecet përpara.

Rama, dialogon me protestuesit në Serbi !

Strategjia e re e Ukrainës, i godet rëndë rusët