in

27 vjet pa Ministrin e Mbrojtjës së RK, Kolonel Ahmet Krasniqin

Nga: Osman (Oso) Ferizi

Mohimi i krimeve (vrasjeve) është “krimi i dytë” që zhduk kujtesën e viktimave.Krimi politik që ende nuk u dënua.Kaluan 27 vite nga nata e zezë e 21 shtatorit 1998, kur në Tiranë u vra mizorisht Kolonel Ahmet Krasniqi – Ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil, oficer i shkolluar dhe një ndër figurat më të pastra të çështjes sonë kombëtare.

Kjo nuk ishte thjesht një vrasje. Ishte një krim politik i planifikuar dhe i ekzekutuar nga struktura të errëta që, nën petkun e çlirimit, synonin pushtetin dhe pasurinë. Një skenar mafioz që kishte për qëllim zhdukjen e çdo figure të ndershme që pengonte kapjen e luftës dhe të shtetit.Politika e urrejtjes dhe përçarjes

Që nga fillimi i viteve ’90, një rrjet i organizuar – i dalë nga ish-LPK dhe i mbështetur nga struktura të SHIK-ut në Shqipëri – shpifi, shantazhoi dhe përndoqi personalitetet e pastërta të kombit. Në tubime, në media e në pamflete të tyre, shpalleshin “armiq” Rugova, Bukoshi, Sali Çekaj, Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi, Enver Msloku, Xhemajl Mustafa… e shumë të tjerë. 

Kjo propagandë kriminale nuk ishte fjalë e rastit: ajo përgatiste terrenin për atentatet, për listat e zeza dhe për likuidimetVrasja e Kolonelit ndodhi në kryeqytetin e Shqipërisë- Tiranë. Aty ku duhej të ishte i mbrojtur si ministër legjitim i një qeverie në ekzil, ai u godit pabesisht. Pa bekimin dhe pa përfshirjen e segmenteve shtetërore, kjo vrasje nuk do të ishte e mundur. Shqipëria e asaj kohe mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë. 

Po aq sa mban edhe Kosova e pasluftës, e cila për dekada e la drejtësinë të kapur nga po ata që përfituan nga krimi, puçi, mafioziteti.Nga lufta çlirimtare në mafie shtetërore!Njerëzit që urdhëruan e realizuan këtë krim, sot njihen nga të gjithë. Ata e kthyen UÇK-në nga një luftë e drejtë çlirimtare në mbulesë për interesa të pista. Me metoda mafioze ata zunë pushtetin, grabitën pasurinë, e zhytën shtetin në korrupsion dhe e bënë Kosovën peng të bandave politike.Prandaj vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit është simbol i një tragjedie më të madhe: tradhtisë së idealit çlirimtar dhe instalimit të një mafie politike që vazhdon të sundojë edhe sot.Mbi qerek shekulli -27 vite pa drejtësi!Asnjëherë nuk u hetua seriozisht, asnjëherë nuk u dënua askush. 

Sepse drejtësia është mbajtur peng. Krimi dhe politika në Kosovë janë bërë një. Dhe për sa kohë ky krim mbetet i pandëshkuar, Kosova do të mbetet e robëruar nga hija e mafies politike.Kolonel Ahmet Krasniqi u vra sepse ishte i drejtë, sepse ishte profesionist, sepse kërkonte unitet dhe ushtri të vërtetë kombëtare. Kujtimi i tij është detyrim për ne që të mos heshtim. Pa zbardhjen e këtij krimi dhe pa thyerjen e mafies që sundon mbi shtetin, nuk ka të ardhme të pastër për Kosovën.Lavdi jetës dhe veprës së tij!Turp për ata që e vranë, që nxiten dhe paguan vrasës më pagesë dhe për ata që heshtën!

Oso Ferizi,21.09.2025

Piktori që e polli Diellën!

Osmani: Trump parandaloi përpjekjen e Serbisë për përshkallëzim