in

RUGOVIZMI dhe ISLAMIZMI

.

Shkruan: Oso Ferizi

Rugova dhe Evropa, jo Islamizmi dhe errësira”Rugovizmi është drita, Islamizmi politik është terr! Dy pole të kundërt, zgjedhe civilizimin e jo rrenimin Kombtar, gjuhësor,Jo mashtrimin Islam  që mohon kombin, flamurin, emrin Shqiptar!

Rugovizmi është projekti më i pastër politik që kanë nxjerrë shqiptarët në shekullin e fundit: vizion europian, shtet laik, demokraci dhe kulturë kombëtare. Ai e afirmoi identitetin tonë si pjesë e qytetërimit perëndimor dhe i dha Kosovës fytyrën e një kombi që lufton me mendje e urtësi.Islamizmi politik, përkundrazi, është një trup i huaj në qenien shqiptare.

Ai nuk njeh komb, gjuhë apo traditë – njeh vetëm umman, duke e zbehur identitetin tonë dhe duke na kthyer kah Lindja që kurrë s’na çliroi. Në vend të lirisë dhe integrimit, ofron përçarje dhe prapambetje.Prandaj zgjedhja është e qartë: Rugovizmi është rruga e shqiptarëve; Islamizmi politik është rrugë pa kthim, larg prej vetes dhe larg prej Evropës, drejt Arabisë e Turqisë.Mos rreni ju disa se nuk mund të jeni edhe Rugovist e në të njejten kohë Islamist, nuk ju beson kush më!

Oso Ferizi,18.09.2025.

Intervistë imagjinare me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kongresisti amerikan paraqet amendament për integrimin e Kosovës në NATO