in

Intervistë imagjinare me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Sherif Ramabaja

Mars – Rover: Zoti Kurti, ju falënderoj për gatishmërinë tuaj për intervistën, po më duhet të them se kjo po zhvillohet në një kohë tërësisht alarmante për rrethanat e momentit. Gjendja momentale në Kosovë, politikisht është tejet e trazuar. Akuzat nga liderët opozitar ndaj jush: Haradinaj, Abdixhiku, Memli Krasniqi, Limaj, Dudija, Lista Serbe etj. nuk po pushojnë, përkundrazi po janë gjithnjë e më të zëshme e më agresive. Akuza të fuqishme po ashtu ndaj jush po vijnë nga, Serbia, Rusia, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, kryeministri Rama (edhe pse këtë nuk e thotë haptas), tash edhe nga Ben Blushi etj. duke ju akuzuar se vendin po e mbani peng, duke e penguar zgjidhjen?

A. Kurti: Më vjen shumë keq për moskuptimin e gjendjes reale, apo qëllimisht, shtrembërimin e saj. Ne kemi punuar fuqishëm dhe këtë po e bëjmë edhe sot për gjetjen e një zgjidhje, po në realitet në pikëpyetje po vihet emri im personal. Si duket ka tendenca të më largojnë nga proceset politike, duke më quajtur antikombëtar, bllokues, manipulues, rrënues, përçarës, antiperëndimor,, antiamerikan, i korruptuar, e kam izoluar Kosovën, i kam prishur marrëdhëniet me aleatët, i kam sjellë sanksionet, po veproj pa koordinim me aleatët, e çka jo tjetër.

Si duket jam vënë para stihisë që me çdo kusht të më rrëzojnë nga pushteti, sepse unë nuk po lëvizi nga qëndrimet e mia, të cilat i quaj të drejta dhe parimore. Unë luftova dhe arrita që ta ndërpres një trend negativ duke e refuzuar presionin që të nënshkruanim çdo gjë që na servohej përpara. Unë luftova kundër këtyre tendencave dhe ne si Kosovë iu kundërvumë strukturave paralele të Serbisë, anë e kënd Kosovës, e sidomos në Veri.

Unë isha i pari i cili me teneqet fillova t´i kundërvihemi Serbisë. Opozita, Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare  më tallnin duke më akuzuar se veproja pa koordinim mbi teneqet. Ajo ishte një çështje shumë e thjeshtë, e cila na përkiste ne si shtet, e askujt tjetër.

Koordinimi, unë e dija se ku na kishte shpirë deri sot dhe ku na shpinte tutje. Edhe Kroacinë e akuzonin njësoi, pse e vuri nën kontroll Krainën, ish territorin e vetë. Më akuzuan pse Kosova po u kundërvihej bandave në veri, pa koordinim. Më akuzuan pse i ndërpreva aksionet e bllokimit të rrugëve, që sa herë u tekej bandave të Vuçiqit, i bllokonin ato. Më akuzuan pse nuk po e implementoj Asociacionin, vepër të Mustafës, Thaçit e Lutfi Hazirit.

Unë jam i përcaktuar që ta mbroj shtetësinë me çdo kusht, i pëlqeu kjo apo jo opozitës, apo bashkësisë ndërkombëtare. Krahas shtetësisë do të përpiqem që  të afrohemi me bashkësinë ndërkombëtare, duke e ditur që e ardhmja e jonë është perëndimi. Ata mund të kenë qëndrime ndryshe nga ne, për momentin, që unë i kuptoi, po atyre më tepër u përgjigjet një gjendje e qetë, pa marr parasysh se më tepër ajo qetësi për ne do të thotë, një bombë me sahat. Kur t´i vërejnë rezultatet e veprimeve tona dhe të binden në demokracinë tonë perëndimore, do ndërrojnë qëndrim. Për këtë jam më se i bindur. Ne vetëm po i mbrojmë këto vlera. Pritja të cilën na e preferojnë ata na ka lodhur, plogështuar dhe na ka shtrirë për toke. Ata vetëm po vijnë, po i ndërrojnë funksionet e tyre dhe po ikin, pa qarë kokën se në çfarë gjendje po na lënë, pa krijuar një zgjidhje të qëndrueshme, që ne të orientohemi drejt së ardhmes. Kjo metodë e tyre po zgjatë me decenie. Ne po përpiqemi që fatin tonë ta marrim në dorë, në mënyrë që t´i shpejtojmë proceset. Ne Serbinë e njohim më mirë se çdo kush, prandaj po nuk vepruam kështu, ata do presin momentin që të na ripushtojnë sërish. Këtë haptas e thotë edhe Vuçiqi. Unë vetëm po veproi komfor gjendjes reale dhe interesit tonë strategjik.

Mars – Rover: Z. Kurti, si po i përjetoni akuzat e përditshme nga opozita dhe liderët e saj?

A.Kurti: Unë të ju them të drejtën nuk merrem me to fare. Unë po i kryej punët e përditshme, për të cilat kam një agjendë. Po të merrem se ç´thonë këta këtu, ç´thotë Serbia e Rusia, apo bashkësia ndërkombëtare, unë do të mbetesha në mes të rrugës duke tentuar që t´u përgjigjem akuzave të tyre, apo ta filloi grindjen me ta. Ne kemi institucionet tona, të cilat me merren me punët në sektorët e tyre. Në rastet e veçanta e informojnë qeverinë dhe presidencën, kuptohet po të ishte e nevojshme dhe e domosdoshme, po në raste të tjera këto organe koordinohen dhe secila i kryen detyrat e shtëpisë. Edhe Rugova e kishte prioritet atdheun dhe kush e shante, e fyente, e akuzonte apo e kërcënonte, ai nuk merrej me ta. Asnjë gjysmë fjale, apo ofendimi nuk e kishte thënë për askënd. Mua më akuzuan se të tërë opozitën i quajta hajvanat, po u keqkuptova dhe u keqinterpretova, sepse nuk e kisha fjalën për asnjë lider apo personalitet të opozitës. Fjala ishte për mendimin, e jo për individin, se unë nuk përmenda askënd me emër e mbiemër.

Mars – Rover: Z Kurti, si do të dilet nga kjo gjendje e krijuar, kur tash një rol vendimtar e ka marr edhe Gjykata Kushtetuese?

A.Kurti: i kemi afërsisht edhe dy javë dhe shpresoi në një zgjidhje e cila Kosovën do ta nxjerr edhe më të fuqishme. Çdo gjë që po ndërmerret dhe po bëhet po vëzhgohet nga i tërë populli. Atdheu është në pyetje. Unë shpresoj se nuk do të luhet me fatet e atdheut. Po shkuam në zgjedhje të lira, aty do të sqarohej çdo gjë. Albin Kurti do ta respektoi rezultatin e votës së lirë. Nëse populli ma beson misionin për të cilin jam përcaktuar, Kosovës do t´i prij në betejën përfundimtare, po nëse mendon se këtë proces t´ia besoi Abdixhikut, Haradinajt, Limajt, Memli Krasniqit etj. unë do ta respektoi vendimin. Mendoj se gjithçka matet me veprimet e përditshme të cilat i bëjmë. Ne kishim rastin ta votonim nënkryetarin e parlamentit nga minoriteti serb, po nuk e bëmë. Ky rast flet shumë se ku qëndrojmë si lider, e si parti. Çështja nuk është vetëm për momentin, po vlerësimi se ç´të sjell një potez politik në të ardhmen.

Mars -Rover: Akuzoheni se ju me veprimet e juaja e keni izoluar Kosovën, i keni sjellë sanksionet dhe i keni irrituar miqtë e Kosovës, siç janë SHBA të cilët së fundmi e pezulluan edhe marrëveshjen mbi çështjet strategjike?

A. Kurti: Për këto gjëra fola më lartë, por po e përsëris se ne vetëm po i kryejmë detyrat tona me prioritet për atdheun. Është shumë e vërtetë se amerikanët gjërat i shohin dhe i vlerësojnë ndryshe nga evropianët. Shpesh ka mosmarrëveshje duke u nisur nga këto mentalitete të ndryshme. Evropianët shpesh e akuzojnë veten se, në SHBA këto gjëra ndryshe kuptohen dhe ndryshe vlerësohen. Kjo gjë është prezentë edhe te ne. SHBA në Kosovë janë si në shtëpinë e tyre. Edhe brenda familjes ka fërkime, apo vlerësime të ndryshme. Ne e kuptojmë preokupimin e SHBA. Në çështjet strategjike ne do të jemi gjithmonë pjesë e tyre, por kur është çështja e rregullimit shtëpiak, ndoshta ne kemi tjetër shije. Edhe veprimet tona, do të binden të gjithë, do të jenë edhe në dobi dhe shërbim të SHBA. Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët përjetësisht do të jenë edhe pjesë e popullit amerikan. Kjo do të jetë formulë e shenjtë për ne.

Mars – Rover: Z. Kurti : Në një moment iu drejtova një qytetareje, kuptohet ta testoja mendimin e të tjerëve, zonjës Adile S. Me fjalët: nëse në këto momente dikush do ta shpëtonte Kosovën, ai do të ishte vetëm Albin Kurti. Doni ta dini se si reagoi ajo: ai e shkatërroi Kosovën, mu ngërmua. Ti s´po dishe gjë, më tha.

A. Kurti: Nëse 50 përqind e popullsisë ndajnë mendimin e zonjës S. do të tërhiqesha nga politika, është përgjigja ime.

Mars – Rover: Z. Kurti, ekziston supozimi se pas kampanjës së sulmeve ndaj jush qëndron ish ambasadori R. Grenell, që t’ju rrëzoi nga pushteti?

A. Kurti: nuk kam koment.

Mars – Rover: Z. Kurti, këto ditë do të filloi fushata për zgjedhjet lokale, a do të jetë ky një test që secila parti ta shoh veten se ku qëndron para elektoratit?

A. Kurti: e ndaj mendimin me ju. Zgjedhjet lokale përafërsisht do të na japin një opinion se në cilën parti dhe në cilët kandidat elektorati beson dhe cilët do t´i ndëshkoi me votën e tij. Uroj që të ndodhë ashtu.

Mars – Rover: Z. Kurti,  po të ishit votues i zakonshëm, cilit lider do t´ia besonit postin e kryeministrit dhe të kryetarit të shtetit?

A. Kurti: Nuk kam koment.

Mars Rover: Z. Kurti, çdo të ndodh me Kosovën, pas skadimit të afatit të Kushtetueses?

A.Kurti: do ta kompletojmë parlamentin dhe do ta formojmë qeverinë, ose do të shkojmë në zgjedhje të lira. Njëra ose tjetra do të ndodhin. Mendoi se edhe populli, është për këto opsione.

Mars – Rover: Z. Kurti, ju quajnë po ashtu nacionalist dhe ekstremist. Nacionalist nga veprimet ndaj Serbisë, kurse ekstremist nga qëndrimet e juaja nga veprimet e Lëvizjes, në relacion me udhëheqësit dhe organet shtetërore derisa ishit në opozitë?

Z. Kurti: Nuk është e vërtetë që jam nacionalist, kurse ekstremist më kanë quajtur, vetëm pse tentoja që t´i ndërprisja tendencat shkatërruese për Kosovën, pasojat e të cilave po i vuajmë edhe sot.

Mars – Rover (intervistë e sajuar)

Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

RUGOVIZMI dhe ISLAMIZMI