Sherif Ramabaja
Serbia në flakë. O sot o kurrë, zoti president Putin. Terroristët e nxitur nga perëndimi duan të ma rrëmbejnë pushtetin. Ose unë, me kabinetin tim, luftova për Serbi e Rusi, ose s’di cili do ta kishte bërë këtë më shumë. Derisa i tërë perëndimi mu lëshuan në shpinë që të veja sanksione ndaj jush, unë i refuzova pa menduar dy herë. Unë i kisha gjërat e qarta, ata mund të lehnin ditë e natë, po unë i mbetem besnik vëllait të madh.
Më premtuan investime, zhvillim, lehtësim tregtar, lehtësim doganor, përshpejtim të procesit të integrimit në EU, ma premtuan Veriun e Kosovës dhe unë, që të gjitha i refuzova. Ne jemi vëllezër u thash, dhe vëllazëria nuk shitet për interes e leverdi.
I vetmi i cili më mbrojti në këtë rast, ishte Rama nga Shqipëria. Edhe ai ua bëri të qartë, mos i bini Vuçiqit në qafë. Ai nuk mund ti pranoi ato gjëra, të cilat po ia kërkoni. Ata janë të një gjaku, të një kulture, të një mentaliteti, të një farefisnie. Ne duhet të kemi mirëkuptim ndaj tij, ua tha Rama në fytyrë. Që nga ai moment, mora frymë më lirisht. E zbutën qëndrimin ndaj meje. Për këtë, nuk do ta harroi kurrë për jetë kryeministrin Rama. Ai është një fije shprese për rajonin. Së bashku patëm plane të mëdha, po kohët si vetëtima po ndryshojnë.
Sot zoti president, derisa po i shkruaj këta rreshta, zjarri i flakëve nga protestuesit e dhunshëm po merr hov gjithnjë e më të madh në vendin tim Serbinë. Ti nxjerr tanket dhe autoblindat në rrugë, po më duket ende herët. Ky do të mund të ishte fundi im. Ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe ky hap po më tmerron, ndaj kujt ndaj pjesëtarëve të popullit tim.
Ta përdori dhunën pa dhimbje sikurse ndaj shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve, nuk po më mbushet mendja, mund të eskaloi gjendja edhe më shumë. Ta përdori njësinë speciale, po ashtu kam dilema. Ne ata i kemi trajnuar të jenë të pamëshirshëm e gjakpirës ndaj pakicave, prandaj ekziston rreziku se po ashtu me të njëjtën egërsi, do të sillen edhe ndaj protestuesve serb. Jam në halle të mëdha.
Të lutem zoti president më ndihmo. E di se edhe t´i, në këto momente, ndoshta je në probleme edhe të mëdha se unë. Aq sa e ke Ukrainën në shpinë, po ashtu të janë vërsulur edhe evropianët. Në kohën më të duhur, presidenti Trump të dha sadopak kohë që të ngiheni frymë, po kjo nuk dihet sa do të zgjasë. Jeni dëshmitar edhe vetë se si evropianët e shoqëruan Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë, nga frika se do të arrihej marrëveshja.
EU është armiku numër një i SHBA dhe i Rusisë. Po mos të ishin ata, ju moti do ta kishit në dorë Ukrainën, e ndoshta edhe unë Kosovën, po ata janë pengesa kryesore. Ata po ia zgjasin jetën Ukrainës. U largova nga tema, ndoshta pavetëdije, po ishte një moment, që më largoi sado pak nga hallet e mia.
Të lutem zoti president, nëse nuk më mjaftojnë njësitë e mia, mi dërgo disa njësi nga zoti Kadyrow. Më duket se ata janë të pamëshirshëm, këmbëngulës, luftëtar të paepur dhe të rryer në luftë. Mundësisht të vihen nën komandën tonë, në mënyrë që mos të na del gjendja nga kontrolli. Po vura edhe njëherë qetësi në Serbi, po të betohem se, askush nuk ka që më ndan nga populli vëlla rus.
Zoti president Putin, të jeni të bindur: Serbia është edhe Rusi, populli serb është edhe popull rus. Për këtë duhet të jeni të bindur.
Mars – Rover (Satirë)