in

A po lejon Vuçiqi, poshtërimin e Serbisë!

Sherif Ramabaja

 Thënien, nuk do lejoj poshtërimin e Serbisë, Vuçiqi e përsëriste me krenari, në takimet ndërkombëtare, në media, në intervista, në tubimet me qytetarët, në studiot televizive, dreka e në darka. Po sot ç´po ndodhë me Serbinë e Vuçiqit, pyesin shqiptarët, kroatët, boshnjakët, sllovenët, rusët, kinezët, bjellorusët, sllovakët, palestinez, turqit, arabët etj.

 Si duket nuk po i shkojnë punët si duhet. Protestat vetëm po masivizohen. Me siguri janë të nxitura nga Albin Kurti. Ai ia mori kontrollin mbi Veriun e Kosovës. Listën Serbe e ka paralizuar. Administratën e kriminalizuar, ia largoi nga veriu. Ia imponoi teneqet për automjetet. Dhe ia mbrapshtoi punët tërësisht.

 Vuçiqi u mundua t´i hakmerrej, me mos konstituimin e parlamentit, po Vuçiqit iu ndez shtëpia për brenda. Tym e flakë po i del në të katër anët. Loja vetëm sa ka filluar. Kurti po merr poza nga armatimet e fundit nga SHBA, derisa Serbisë po i shihen flakët.

 Dikush do ta humbas pushtetin, po cili, është pyetja hamletiane. Vuçiqi në rast rreziku, në ndihmë do ta thërret Rusinë, po varet shumë prej situatës në front. Ukraina nuk po jep shenja të dorëzimit.

EU, Ukrainës po i premton milionat dhe po u dërgon armatime, më tepër nga frika për veten, sesa nga dhimbja për Ukrainën. Kurti nuk dihet se si ia ka vënë rrethin, por po e zgjidhi problemin me parlamentin, i shton gjasat që ta intensifikoi luftën kundër Vuçiqit. Serbia dhe Vuçiqi punonin ditë e natë që ta ndeznin zjarrin në Kosovë, po flakët i dolën vetë Serbisë. Një fjalë banale është: po u mundove t´ia ngulsh dikujt, ia ke ngul vetes.

Përpos Kurtit, Vuçiqi për trazirat po e akuzon edhe perëndimin. Nuk dihet se a do ta fajësoi NATON, Elon Muskun, internetin dhe mediat sociale. Sytë i ka drejtuar drejtë Rusisë po edhe drejt Grenellit e Ramës, për ndihmë. Situata nuk mund të parashikohet. Ajo shumë shpejt mund t´i rrëshqas nga dora. Më parë u kërcënohej shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve, sllovene dhe të gjithë jo serbëve, kurse sot pikërisht bashkatdhetarëve të tij po i prangos, po i ndjek, po i rrahë, po i lëndon dhe po i plagosë.

Daçiqi, Ministër i Punëve të Brenshme, një racist nga Kosova, po lufton kundër protestuesve, po nuk dihet se si dhe ky do të përfundoi. Secili nga ta ia ka përgaditur dosjen vetes. Kosova për çdo rast rreziku po armatoset, pikërisht edhe këto ditë. Kurti nuk ia ka besën askujt, si duket as atyre që i kërkonin  koordinim, as Serbisë, e as Rusisë.

Në pikëpyetje do të vihet edhe organizimi i Kampionit Evropian të Futbollit për të rinj. Në këtë rast angazhimi i Dukës dhe Ramës me Vuçiqin, do të pësonin fiasko. Kjo do të ishte për keqardhje. Rama e Duka prisnin një afirmim ndërkombëtar, për bashkim – vëllazërimin me Serbinë.

Deri atëherë gjithçka mund të ndodhë. Po ia vuri zjarrin Vuçiqi luftës qytetare në Serbi, mund të përfundoi sikurse mentori i tij Millosheviqi. Në një rast të tillë, me siguri në Hagë do ia rezervojnë dhomën. Aty ka kohë dhe do ti bënte analizat se ku ka gabuar. Lirimi i Albin Kurtit nga burgu serb, mund të ishte arsyeja kryesore për dështimin e tij. Po mos ta kishte Kurtin përball, në Veri, në bisedime, në arenën ndërkombëtare etj. nuk do t´i ndodhnin gjithë këto të zeza, me të cilat po përballet sot. Lajme aspak të mira, po i vijnë nga terreni.

Mars – Rover (Satirë )

Shtypi amerikan i ashpër: “Putini ia doli të mashtrojë një tjetër president amerikan”

Vuçiqi me lutje të prerë ndaj Putinit!