in

Suspendohen 4 zyrtarë policorë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar katër zyrtarë policorë, të dyshuar për lëshim profesional apo përfshirje në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në  Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan”, thuhet në komunikatën për media.

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

Zjarri në Poliçan rrezikon banesat dhe Azilin e të Moshuarve

Sulmi i filluar ndaj News 24, po vazhdon me goditje brutale