in

Zjarri në Poliçan rrezikon banesat dhe Azilin e të Moshuarve

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vijon aktive një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Flakët kanë kaluar mbi ujësjellësin dhe janë afruar pranë një grupi banesash si dhe pranë Azilit të të Moshuarve në qytet.

Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri.

Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është shuar. Forcat operacionale vijojnë punën me intensitet për ta vendosur nën kontroll.

Haxhiu kritikon sistemin e drejtësisë pas rastit në Gjilan

Suspendohen 4 zyrtarë policorë për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan