in

Pse e vizituan shoqatat e UÇK-se BIK-un?

Shkruan: Dr Fahmi Cakolli, pastor

Vizita e shoqatave të dala nga UÇK më 6 gusht 2025 që i bënë BIK-ut  pse ndodhi? 

Këto shoqata që janë ma atdhetaret e ma patriotiket të vendit tonë kërkuan ndihmë e përkrahje për protestën që u ba më 7 gusht për drejtuesit e UÇK në Hagë, nën moton “Liria ka emër”!

Mbështetja u premtue dhe u dha nga BIK-u. 

Vetëm dy ditë më vonë u mbajt edhe protesta me moton “Liri liri për Palestinën”!

Sheshet plot në te dy rastet!

Liri u kërkue në te dy rastet.

Dallimi ke: UÇK dhe Palestina.

Shumë njerëz ndoshta ishin të njëjtë!

A guxojmë me mendue, me dyshue, me konstatue diçka këtu:

– A patën lidhje këto dy protesta?

– A pati koordinim?

– A e shfrytëzoi njëra palë tjetrën?

– A pati edhe tradhti nga shoqatat e luftës?

– A ia vleu barra qiranë që thuhet me krejt këto lëvizje të shoqatave të luftës?!

Protesta për Palestinën ka pasur kudo në Europë, le të bahen edhe në Prishtinë, pse jo!?

Ama pse me pasë kaq edhe pazare, po shihet kjo, në dëm të shtetit laik duke u religjionizue çdo segment kombëtar e laik i Kosovës?!

Përndryshe veç qytetarët në nisma të tyre le të protestojnë pa ia nda! 

Secili ka zemrën e tij qysh është gatue.

E tepërta në këto dy lëvizje sipas meje ke ma shumë edhe një shpërfaqje, një shfryrje e një krekosje edhe kundër qeverisë?

Bash mjerë ne!!!!

Viktimat babë e bir, motivi dyshohet të jenë fajdet

Presidentja kërkon veprim urgjent pas vrasjes së trefishtë në Gjilan