in

Kush do t´i ofroi strehim Vuçiqit: Rama, Putini apo Mullat e Iranit ?

Sherif Ramabaja

Vuçiqi ka filluar ta humb durimin. Protestuesve kundër tij, kësaj radhe u hyri dru. Zgjedhjet i mbaj kur dua unë e jo, ju, i kërcënoi studentët. Me nisjen e serbëve drejt Kosovës për Vidovdan, i kishte porositur të shkaktonin trazira, duke shpresuar që ta shpëtonte veten, po kot. Deklaratat bombastike se së shpejti do ta festonin Vidovdanin me simbole e pankarta nacionalishte, nuk e ndihmuan asgjë.

 Për protestat në Serbi kundër tij, po i akuzon shërbimet e huaja, shërbimin inteligjent të Kroacisë dhe mediat e Kosovës, që është një absurditet i trilluar nga Vuçiqi. Kudo që po përpiqet të gjej shpëtim, po bëhet gjithnjë më qesharak. Në disa qarqet ndërkombëtare, nga shqiptarët e disa shtresa të popullit serb, po shtrohet pyetja: a mos ky nacionalist, autokrat e racist, i ka ditët e numëruara. Studentët dhe protestuesit kanë filluar kohën e fundit, ti paraqesin edhe ultimatume. Kjo po e çmend edhe më tepër.

 Tash tinëzisht, si duket ka filluar të gjurmoi se ku mund të kërkoi strehim. Putini kohët e fundit e ka akuzuar se po e armatos fshehtas Ukrainën, kurse të shkoi te Mullat, a u besohet atyre. Mund ta ushqejnë me uranium, apo ta fusin në nëntokë, aty ku po bombardon Trumpi, për t´ia shkatërruar birucat nëntokësore të uraniumit.

Si zgjidhje e vetme ndoshta i mbetet t´i bie në gjunjë Ramës, mikut më besnik të tij. Rama kishte mirëkuptim për te kur ishte në pyetje Veriu i Kosovës, kishte mirëkuptim për te për Ballkanin e Hapur, kishte mirëkuptim për te kundër sanksioneve dhe kritikave të perëndimit për sanksionet ndaj Rusisë, kishte mirëkuptim për te kur shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Luginës Vuçiqin e quanin racist, nacionalist, Putini i Ballkanit, autokrat, diktator, Goebelsi i Hitlerit, Milosheviqi i vogël, kriminel lufte etj.

I duhet t´i analizoi edhe njëherë zhvillimin e ngjarjeve globale, po nuk i mbetet shumë kohë, e as nuk do të ketë shumë zgjidhje. Nëse nuk gjen strehim të sigurt, mund të akuzohet edhe nga Gjykata e Hagës për të kaluarën e tij kriminale ndaj luftërave të cilat i ka udhëhequr me Millosheviqin, po edhe këtë të fundit, ndaj Banjskës në Kosovë.

Rrethi po vjen duke iu ngushtuar. Nëse Nuk i del në ndihmë Rama, do t´i ketë punët ngushtë. Të dytë deri më tash e kanë mbajtur pushtetin, duke e përkrahur njëri – tjetrin. Se si do të përfundojnë, askush momentalisht nuk e di, por asnjërit si duket, nuk do ti shkoj gjatë kungulli mbi ujë. Pa njëri – tjetrin mbijetesën do ta kenë të vështirë. Durimit po i vjen fundi. Studentët në Serbi nuk po tërhiqen. Akuzat dhe ultimatumet, vetëm po vijnë duke u shtuar. Me Vuçiqin përafërsisht mund të parashikohet se çdo të ndodhë, po me Ramën ende asgjë nuk dihet. Atij nga bashkësia ndërkombëtare pritet t´i vlerësohet shkalla e manipulimit të zgjedhjeve, vjedhja dhe blerja e votave, kapja e institucioneve, burgosja e Metës, korrupsioni, pastrimi i parave, ndjekjet për kriminalitet e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, siç është rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Velijajt etj.

Pra, pas të gjitha këtyre ngjarjeve, vihet pikëpyetje, sa mund të ishte Vuçiqi i sigurtë, nëse bazohet në miqësinë e Ramës, që t’ia mësyjë Tiranës. Situata për asnjërin nuk pritet të jetë e sigurt. Ndoshta më së miri do të ishte që Vuçiqi, para se të merrte një vendim përfundimtar, të konsultohej me Grenellin dhe Hillin. Momentalisht nuk e ka besimin e plotë as në Putinin, as në Mullat, po as punët e Ramës, nuk janë të qarta.

Mars – Rover (Satirë)

Deri në 140,000 njerëz kërkojnë zgjedhje të reja në Serbi