in

A është vonë?!

Nuk çuditem nga sharjet kundër Aleatëve të shtetit tonë në rrjete sociale. 

E kam thanë edhe më herët, ideologjia islamike nga xhamitë doli në rrugë, nga rruga në shkolla dhe institucione, nga institucionet u fut në show biz dhe rrjete sociale ( dihet që rrjetet sociale u krijuan nga qafirat).

Para disa vitesh ishte një protestë në Prishtinë me parullën “Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës. “

Të dihet,së pari jam kundër çdo lloj lufte dhe çdo fëmijë në botë është i pafajshëm,ashtu siç ishin të pafajshme foshnjet tona, por shtetit dhe lidershipit të atëhershem palestinez nuk i interesonte asgjë përveç mbështetjes ndaj kriminelit Millosheviç.

Asgjë nuk është rastësi në një intervistë vite më parë kur fliste një ish ambasador i Kosovës tha se tek ne janë futur 2 bilion euro,kryesisht nga organizata të Lindjes që si qëllim përfundimtar kishin islamizimin e shetit tonë dhe nuk është e qëllimshme kur tentohet që fati ynë të lidhet me popuj të tjerë,me të cilët nuk na bashkon as gjeni as historia.

Në shtetin tonë u krijuan grupe paralele të cilat në ofensivë dhe avantazh luftojnë për qëllimin e tyre përfundimtar.

Mohimi i gjuhës shqipe, harrimi i luftës së fundit, fyerja e figurave të historisë ashtu siç thoshte Mulla Mercedesi, nuk do të jetë e largët dita kur edhe varret e memorialet e dëshmorëve do i shkatërrojmë sepse ata luftuan për Shqiponjë dhe jo për islam.

Ku është shteti ynë dhe ku janë politikanët në këtë rast që para secilës fushatë parazgjedhore,secila parti politike na prezenton femra me shami,thuajse ato po shtypen e po shkelen…

E përshendes çdo lëvizje dhe çdo individ që sot flet hapur kundër asaj që po e shohim.

Që kanë guxim t’i thonë Ndal islamit politik sepse këtu bukës i thonë bukë dhe ujit i thonë ujë.

Nuk jemi ne kurban i arabëve në Europë,në kohën kur hapur tashma është duke u zhvilluar një përplasje civilizimesh…

I dijmë mirë pesë shekuj dhe ashtu siç mallkonte Rilindasi  Mid’hat Frashëri 

E mallkuar qoftë ajo orë, kur kamba e turkut shkeli në Shqipëri!

"Trump e mashtroi": Eksperti ushtarak e sheh Putinin tani në kurthin e Lindjes së Mesme