in

Tension i lartë në Lindjen e Mesme: Khamenei kërcënon Izraelin, Izraeli jep alarmin e kuq

Lindja e Mesme është përfshirë nga një tjetër valë tensioni, pasi udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar me ashpërsi ndaj sulmit të sotëm të Izraelit ndaj territorit iranian. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Khamenei deklaroi se “forcat e armatosura iraniane do të veprojnë me forcë dhe do ta varfërojnë regjimin sionist.”

Ai shtoi se “regjimi sionist nuk do të dalë i padëmtuar nga ky krim,” duke theksuar vendosmërinë e Teheranit për t’iu kundërpërgjigjur. “Populli iranian mund të jetë i sigurt se nuk do të ketë pushim në këtë drejtim,” tha ai, në atë që u konsiderua një paralajmërim i qartë për përshkallëzimin e situatës.

Pak minuta pas deklaratës së Khameneit, Izraeli aktivizoi nivelin më të lartë të alarmit të sigurisë. Ushtria izraelite lëshoi një mesazh urgjent për popullsinë: “Të gjithë qytetarët duhet të shkojnë dhe të qëndrojnë në strehimore derisa të ketë një njoftim të ri zyrtar.”

Komanda e Frontit të Brendshëm të Ushtrisë izraelite ka urdhëruar përgatitje të menjëhershme për çdo skenar, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa rajone.

Ministria e Jashtme: S’ka shqiptarë të lënduar nga sulmet në Izrael

Izraeli dhe Irani kryen sulme ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë natës