in

Opozitë: Mbajeni (bllokadën) fronin!

Sherif Ramabaja

Fillimi i seancave të njëpasnjëshme ishte i vështirë. Nuk dihej se si do të zhvilloheshin ngjarjet. Tash është bërë rutinë. Thirret seanca e radhës dhe rezultati është i qartë, dështim.

Cirku vazhdon. Populli po pret. Shoqëria civile po ashtu po pret. Askush s´po merret me këtë çështje, madje as Grenell, as Vuçiqi, as Rama, as EU, as SHBA dhe askush.

Si duket të gjithë po preokupohen me çështjen, por po punohet përmes kanaleve të fshehta. Të gjithë janë në hall. Preokupimi më i madh po bie mbi Popullin dardan, i cili po shqetësohet se si të ecet përpara. Të tjerët përmes kanaleve të tyre, po i trimërojnë përfaqësuesit e opozitës që mos të dorëzohen.

Kurti po e pengon arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Ai sikurse Zelenski, po kërkon çdo pëllëmbë të Kosovës, pa kurrfarë kompromisi. Bashkësia ndërkombëtare, sështë e këtij mendimi. Litiumi është edhe një arsye, që duhet plotësuar kërkesat e Serbisë.

Pastaj po mos të ishte Litiumi është Kisha Ortodokse Serbe, së cilës po ashtu duhet plotësuar kërkesat. Kjo tezë është forcuar me forcimin e ideologjisë islamiste te shqiptarët dhe mbushjen e Kosovës me xhami etj.

 Ky ka qenë projekt serb dhe po shihet që dita, ditës po ia arrin qëllimit. Pse jo, kur shqiptarët ende janë analfabetë dhe vetes ia punojnë, si çdo herë gjatë historisë.

Po zgjidhja? Duhet vazhduar me bllokadën, derisa të dobësohet Kurti. Përgjegjësia kryesore duhet të bjer mbi Kurtin, si paaftësi në zgjidhjen e situatës.

 Nga strukturat e jashtme mendohet se me dobësimin e Kurtit, do të vij deri te forcimi i opozitës. Për ta s´ka rëndësi, Haradinaj, Abdixhiku apo Memli Krasniqi do t´i merr frenat e udhëheqësit.

Kryesore penguesi i paqes, Kurti të paaftësohet deri në eliminimin e tij politik. Për fat të mirë, ata harrojnë ta matin peshën e  udhëheqësve të opozitës në popull, që do të ishte baras me zero. Si duket ky mund të jetë gabimi i tyre që në fund mund të zhgënjehen.

Në fund për ta zhbllokuar situatën, ndoshta shoqëria civile së bashku me popullin do të duhet ta tregonin fuqinë e tyre. Të protestojnë dhe ta kërkojnë zgjidhjen.

Ose fituesit t´i krijojnë institucionet shtetërore, ose të shkohet në zgjedhje të përgjithshme. Një hap për zgjidhje, duhet të merret për të mirën e Dardanisë dhe kombit.

 Fituesit nuk po lëvizin nga qëndrimi i tyre, po edhe opozita po u përmbahet konstruksioneve nga liderët e jashtëm. Zgjedhjet do të ishte hapi më demokratik për t´u sqaruar situata.

Nëse votuesit nuk e duan Kurtin, do ta shfrytëzonin rastin që ta largonin me votën e tyre, po nëse opozita nuk ka qenë konstruktive me bllokadën, do ta merrte dënimin e merituar.

Nuk është e qartë deri kur do të pritet, po iniciativa për ta zhbllokuar gjendjen do të duhej pa vonesë të merrej. Kultura civilizuese duhet të dominoi, por kërkesat për mbrojtjen e shtetit dhe institucioneve të tij, duhet të jenë të fuqishme.

Çfarë është Dogma 25 – lëvizja e re kinematografike e zbuluar në Kanë?

Ambasada e Kosovës në ShBA shpreh ngushëllime për dy zyrtarët izraelitë