in

Berisha pas humbjes së zgjedhjeve, do të hidhet në pushtimin e kënetave në Shqipëri!

Sherif Ramabaja

Berisha, misionin e kthimit e filloi vrullshëm me pushtime. Së pari e pushtoi ish kështjellën e partisë së tij, PD, të udhëhequr nga Luli. Më vonë e filloi betejën mbi vulën e partisë, me vulë e pa vulë, në mënyrë që të pozicionohej si rival i Ramës, në rrëmbimin e pushtetit.

Derisa ishte person non grata, Luftën e vazhdoi, për një kohë të gjatë, nga dritarja e shtëpisë së tij, duke i mallëngjyer shqiptarët për vuajtjet që po ia shkaktonte Rama së bashku me SPAK – un.

Në fund pasi i largoi të gjitha dilemat, se ishte lideri i vetëm i vërtetë i opozitës, iu përvesh duelit me Ramën.

Se si përfundoi ky duel, tashmë e morën vesh të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Berisha pritet që tash do ta kontestoi humbjen, ngjashëm sikurse Trumpi në SHBA, por humbjen do t´ia njohin të gjithë, pavarësisht se çka mendon ai.

Megjithatë i mbetet edhe një mundësi: ti pushtoi, një nga një, të gjitha kënetat në mbarë Shqipërinë. Këtë ide ia ka dhënë Rama, duke e emëruar edhe bufi i kënetës. Pra pas humbjes së zgjedhjeve, do të mund ta vazhdonte pasionin në këtë mision.

 Kushedi, mund të korr suksese në pushtimet e reja dhe pushtim pas pushtimi, do t´i shtonte ambiciet që edhe njëherë të konkurronte në zgjedhjet e ardhshme, kuptohet nëse nuk matufoset edhe më shumë.

Kjo veprimtari mund ta afirmoi edhe më shumë dhe me siguri, do t´i sillte edhe suksese të reja.

Po ashtu gjatë këtyre pushtimeve mund ta shpërblej veten me grada të ndryshme, pa e kundërshtuar njeri.

 Ka mendime se ai mund ta shpall veten edhe mbret të kënetave. Pse jo, nëse nuk mund të kthehet sërish në politikën e vendit, pse mos ta shpall veten mbret. Më mirë veten ta shpall mbret, se ta quan Rama, bufi i kënetës.

Diçka e madhe, apo sensacionale, pritet gjithmonë  prej tij. Ndoshta pritet të jetë surprizë. Ai nuk mund të qëndroj duarkryq. Kjo nuk është në natyrën e tij. Kishte plane që shqiptarët t´i pasuronte me kriptomonedha, po kjo formulë e tij u fundos së bashku me ambiciet e tij për pushtet.

 Ka të tillë që do ta kishin këshilluar, së paku të kandidohet për Bashkinë e Tropojës. Po dështoi edhe aty, të pajtohet se askush s´ka nevojë për te. Ky test ndoshta do të ishte një argument që të bindet, t´i kthehet realitetit.

Po nuk u bind, disa do ta këshillonin që të shkonte në Kosovë dhe atje ta provonte fatin. Si duket atje ende ka simpatizues, që do ta votonin në çfarëdo vendi udhëheqës që do të dëshironte.

 Megjithatë edhe në Kosovë do t´i ketë kundërshtarët e tij, siç janë PD e Thaçit, të cilët janë vetëm një seli e PS të Ramës, pastaj Lëvizja Popullore e Kosovës që është një parti e çmendur enveriste, Lista Serbe, parti e Vuçiqit etj. etj.

 Siç po shihet as në Kosovë nuk do ta ketë lehtë, duke u nisur nga spektri politik i partive me ideologji enveriste e fashiste.

Mars – Rover (Satirë)  

Një roman i madh nga një periferi letrare

Denoncim publik dhe zyrtar