Këto ditë doli nga shtypi pas vdekjes drama “Lindje Perëndim ” e Ali Mehmetajt, një rrëfim dinamik për të sotmen kaotike dhe të çoroditur.
Drama rrëfen për nëntë personazhet e një familje me përcaktime të ndryshme fetare, politike e ideologjike, me konfrontime të ashpra dhe me fërkime tipike të kohës.
Agimi është luftëtarë i ISIS- it, që kthehet nga misioni terrorist, ndërsa nëna e babai profesor universiteti skandalizohen jo vetëm me kthimin e tij, por edhe me ideologjinë që bartë.
Personazhet tjerë që e dinamizojnë rrëfimin “Lindje Perëndim” janë nëna, Hana, babai, Bardhi, Akili, i vëllai i vogël, Iliri vëllai i madh, Vjollca gruaja , Shega, motra, Stiveni dhëndrri, burri i Shegës, Tanushi i biri i Vjollcës dhe Agimit.
Drama është e vetmja e këtij llojit në letërsinë shqipe: plagën e të rinjve që si të pa kokë po futën në organizatat terroriste dhe po e shkatërrojnë familjen e tyre.
Ali Mehmetaj (1950-2024) shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Pejë, studimet për Letërsi dhe Gjuhë shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.
Ali Mehmetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës. Pastaj ishte gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i revistave Horri, morri, Anza, Dardania Press, Vizatori dhe Verbi.
Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1988; “Gungaçi dhe Djali”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për femijë, Rilindja, Prishtine, 1996; “Pse shqiptaret nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtine, 2008; “Një Përmendore për Gomarin”, komedi, Titanik e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Njeriu Misterioz”, komedi, Titanik, Prishtine, 2008. “Njeriu me Sidë” “, roman humoristik. Titanik, Prishtine, 2023. “Jeta pas Vdekjes”, roman humoristik, Titanik, “I kthyeri nga Parajsa”, komedi, Titanik, Prishtine 2023.