in

Gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur në Çeki nga shpërthimi i ngrohëses në restorant

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Çeki, ku gjashtë persona kanë vdekur nga një shpërthim dhe zjarri në një restorant në Republikën Çeke.

Tetë persona u plagosën gjithashtu dhe u dërguan në spital, sipas zjarrfikësve. Sipas deklaratave fillestare të dëshmitarëve, një ngrohës me gaz ishte rrëzuar dhe më pas bombola e saj ka shpërthyer.

Zjarri ka rënë mesnatën e së shtunës. Sipas shërbimeve të urgjencës, flakët u përhapën jashtëzakonisht shpejt. Aksidenti ndodhi në një restorant në qendër të qytetit industrial Most (Brüx), i cili ndodhet rreth 60 kilometra në jug të Dresdenit.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan shkroi në X se ishte në kontakt me zjarrfikësit dhe policinë. Rreth 30 persona arritën të shpëtojnë nga restoranti dhe ndërtesat aty pranë.

Alice Weidel (AFD): Hitleri ishte një komunist, me ide socialiste !

Seuli konfirmon se Ukraina i ka kapur dy ushtarë koreanoveriorë