in

Rrëzohet avioni i Azerbajxhanit në Kazakistan me dhjetëra persona në bord

Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, ndrsa në bord dyshohet se ndodheshin 72 persona.

Sipas medieve të huaja, avioni i operuar nga Azerbajxhani Airlines, shpërtheu në flakë pas rrëzimit. Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur. Gjashtë persona raportohet se i kanë mbijetuar përplasjes, deklaruan autoritetet.

Fluturimi i Azerbajxhanit Airlines ishte në rrugë nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi , por u ridrejtua për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua në qytetin Aktau pranë aeroportit, në perëndim të vendit.

Shërbimet e urgjencës po punonin për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit. Ndërkohë ende nuk ka asnjë koment nga Azerbajxhani Airlines pë ngjarjen tragjike.

Trump kërkoi blerjen e Groenlandës, Danimarka njofton paketë mbrojtje

Intervistë me Gani Perollin: Gani Kryeziu kishte arritur të mblidhte rreth 4000 forca