in

Riza bej Gjakova mbrojti qeverinë e Vlorës dhe u përlesh me falangat e vorioepirotëve të Spiro Milos në Himarë

Shkruan av.Zanfir Kryeziu

Në prag të 112 vjetorit të shpalljes së pavarsisë në Vlorë dhe ngritjes së flamurit nga Ismajl Bej Qemali dhe 95 vjetorit të vdekjes së Riza bej Gjakovës, pjesëmarrësit të vetëm gjakovarë në shpalljen e pavarësisë, përkujtojmë Akademin përkujtimore kushtuar këtij tribuni të pavarësisë të mbajtur në Gjakovë me dt.27.11.2014 , në organizimin e shoqatës së intelektualëve “JAKOVA” të drejtuar nga prof.dr.Masar Rizvanolli në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës e nën patronatin e kryetarës Mimoza Kusari-Lila.

Akademin përkujtimore me fjalën e rastit e hapi kryetarja e Gjakovës Mimoza kusari-Lila e cila në mes tjerash tha ”ndjehem e lumtur që koha dhe reflektimi i veprës heroike sot ngadhënjen mbi harresën e qëllimshme të politikave të ish sistemeve sllavo-komuniste, duke na mbledhur sot të gjithëve këtu, për të përkujtuar një njeri të madh të Gjakovës dhe mbarë trojeve tona.Më tej kryetarja theksoj se konsujt serb të kohës kishin raportuar në Beograd, se Riza bej kryeziu ishte përson shumë i papërshtatshëm dhe njëri ndër pengesat më të mëdha të realizimit të “Naçertanjes” të Ilia Garashaninit.

Në fjalën e rastit në akademin përkujtimore shkodrani  prof. dr. Romeo Gurakuqi, Dekan i Fakultetit Juridik dhe Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Universitetit Evropian të Tiranës, spikati rolin dhe kontributin e Riza bej Gjakovës në kryengritjet antiosmane si organizator dhe prijës i tyre. Më tej theksoj se ngarkesat ideologjike të ”luftës klasore” përjashtuan nga faqet e saj kolosët e luftërave çlirimtare në të dy anët e kufirit duke varfëruar në masë të madhe historinë e popullit shqiptar. Figurat më të spikatura me prejardhje nga familjet fisnike që ishin në krye të përpjekjeve antiosmane,nuk konsideroheshin si figura pozitive sepse ajo prishte themelin e konceptit të ngushtuar nga ngarkesa ideologjike që sundoj shumë gjatë në mesin intelektual shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë prof.dr. Sali Berisha me prag të festimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë në intervisten dhënë gazetës Koha Jonë me dt.15.07.2012 të titulluar “Historia e ndaluar e një kombi” në mes tjerash shkruan:Ne kemi ardhur në 100 vjetor si një komb,i cili për 45 vjet ishte me histori të falsifikuar apo të ndaluar. Ka qenë tradhti kombëtare qëndrimi i Enver Hoxhës ndaj Rezolutës së Bujanit, ku u firmos që çështja e Kosovës të zgjidhej pas luftës,me plebishit dhe ky e grisi. Ka qenë makabritet qëndrimi i tij ndaj genocidit të shqiptarëve dhe masakrës së Tivarit, ka qenë antikombëtar qëndrimi i tij ndaj nacionalistëve që luftuan dhe i shpalli armiq, burra, tribunë të vërtetë të lirisë së shqiptarëve. Pretendoj se Kryezinjët kanë qenë bashkëpunëtor të jugosllavëve, por e vërteta është krejtë ndryshe. Kryezinjët kanë pasur rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë në Vlorë.

Është Riza bej Gjakova që mbrojti më shumë se kushdo tjetër qeverinë e vlorës dhe u përlesh me falangat e vorioepirotëve të Spiro Milos në Himarë e zona të tjera. Historinë duhet ta themi ashtu siç ishte. Luftëtarët e lirisë së “Lëvizjës Kryeziu” nuk ishin një brigadë. Ata rezistencën e filluan me 300 vet por ndërkohë u përkrahën masovikisht nga populli liridashës shqiptar. Mirëpo, Një pjesë e tyre u masakruan dhe përfunduan në puset e malit të Hereqit,të ekzekutuar të gjithë nga Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha. Ata ishin burra që luftuan me armë në dorë 4 vite dhe u angazhuan në një seri operacionesh kundër armikut nazi/fashist për çlirim dhe bashkim kombëtar. A duhet ne të heshtim respektivisht ta anashkalojmë këtë fakt historikë ?   

Në fjalën e rastit në akademi përkujtimore prof.dr. Nehat Krasniqi theksoj faktin se zhvillimi i arsimit dhe kulturës në Gjakovë gjatë periudhës osmane nuk mund të merret me mend pa kontributin e familjes Kryeziu. Pinjollët e kësaj dere fisnike kanë ndërtuar pothuaj të gjitha objektet e kultit dhe të kulturës islame në Gjakovë, por jo vetëm. Nga kjo derë fisnike u dha kontribut material edhe për ndërtimin e kishë katolike “Shën Ndou” në Gjakovë.     

 

John Harrison – "Ju e keni humbur medjen e mallkuar z. Hisen Berisha!"

Putinit nuk i duhet asnjë doktrinë bërthamore