Sherif Ramabaja
Lajm mbi lajme. Sensacion mbi sensacione. Tronditje e opinionit. Mediat elektronike, të shkruara nëse ka mbetur ndonjë, portalet etj. sa andej, sa këndej. Me të dhëna 24 orëshe, po e bombardojnë popullin. Kush kujt dhe kur…, do t´i bashkohet LDK? Kur do të dihet saktësisht, çpo ndodhë? Cilët janë ato figura? Kur do ta mësoi populli të vërtetën etj. etj.
Rreziku është se pas figurave të tilla, mund të ndodh shumë lehtë, të vrapoi edhe elektorati. Çdo të ndodhte po të rridhte lumi i njerëzve, si në kohën e Rugovës, të aderonin në LDK?
Kush do të mund t´i regjistronte dhe t´i pranonte të gjithë? Po spekulohet se ndoshta LDK do t´i kthehet edhe zonja Vjosa Osmani, pse jo edhe zonja Gërvalla, nëse nuk kanë krisje mes vete. Që të dyja ishin anëtare të kësaj partie, po i patën injoruar, larguar dhe përjashtuar, sepse nuk u bindeshin bosëve të tyre.
Ata prenin e qepnin si dinin vetë, pa u merakosur se ç ‘bënin me partinë, dikur më të madhen e më të fuqishmen në Kosovë.
Kohët ndryshuan. Sot lexojmë se ky deputet i Kurtit, iu bashkua kësaj partie. Nesër do të zhvillohen bisedime, që edhe dy të tjerë të kalojnë në radhët e LDK.
Sa ka të vërtet këtu nuk dihet po nëse vazhdon ky trend, një ditë mund të lexojmë që edhe Albin Kurti, një ditë do t´i bashkohet LDK.
Pse jo. Nëse mbetet pa deputet, pa anëtarësi dhe pa përkrahje të popullit, si mbetet tjetër zgjidhje.
Ose me kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë gjërat në njërën anë do të komplikohen, kurse në anën tjetër do të sqarohen.
Ai mund të kërkoi figura që i përgjigjen për zgjidhje të shpejtë të problemeve Kosovë – Serbi. Ai nuk ka kohë për të humbur.
Si personalitete nga e kaluara e njeh Hotin, i cili para se ta nënshkruante marrëveshjen para Trumpit, i arsyetohej Vuçiqit që nuk din të flas serbisht. Pastaj të tillët që nuk ngurrojnë të venë firmë janë Isa Mustafa, i cili e ka dëshmuar veten me hedhjen e firmës për Asociacionin, pastaj Ramush Haradinaj me Çakorrin, Ose Pacolli i cili aq shumë, me deklarata, i ka sjell njohje Kosovës, kurse këto ditë i zbuloi fotot edhe me Elon Mask, nga festa mbi fitoren e Trumpit etj.
Mbi të gjitha nëse Trump i refuzon të gjitha këto personaliteti, mund t´ia ofrojmë ish këshilltarin e Ramës, i cili ka bërë emër në botën shqiptare, Baton Haxhiun. Dikush duhet të jetë adekuat për ngjarjet kombëtare që do të pasojnë.
Me siguri ditët në vijim sërish do të dëgjojmë, se cili deputet nga radhët e Lëvizjes do t´i bashkohet LDK. Kurtit me siguri i duhet të ndërmerr masa, ose edhe vetë të kaloi në radhët e LDK. Tjetër si mbetet.
Mars – Rover (satirë)