in

Me fituesin e edicionit të dytë, Endrit Krasniqi

Fituesi i edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, Endrit Krasniqi, ka ndarë emocionet e tij për rrugëtimin muzikor që ia dha trofeun “Diamanti blu”, nëpërmjet këngës “Flas me gjethen”.

“Flas me gjethen’ ka qenë një histori e Bekimit që i ka ndodhur atij në rini. Është martuar me gruan e tij në moshën 19-vjeçare dhe janë bërë prindër. Bekimi gjithmonë ka menduar se ia ka marrë asaj rininë dhe është gjetur në faj. Nëpërmjet kësaj kënge ka dashur të tregoj fuqinë e një nëne dhe një gruaje”, ka thënë Krasniqi për këngën që është me tekst dhe kompozim të Bekim Këpuskës.

Në “Post Festival” ai ka thënë se pritjet fillestare s’kanë qenë për fitore.“Në momentin kur m’u thirr emri thashë: paskam bërë diçka. Nuk më paskan shkuar ‘shkel e shko’ ato dy netë. Kam qenë i lumtur për finalistët e fundit. Mendoj që ky edicion ka pasur shumë talente”, ka thënë ai për momentin e selektimit për në finale.

Krasniqi ka ndarë momente edhe nga emocionet e tij bashkë me të garuesve të tjerë. Ai ka thënë se në prapaskenë secili e ka mbështetur njëri – tjetrin.

“Çka jam ndje krenar me veten ka qenë që në moment që jam ngjitur në skenë, emocionet më kanë rënë në zero. E kam performuar këngën dhe ka qenë shumë ndjesi e mirë të shohësh gjithë ata njerëz, orkestra, juria”, ka thënë ai.

Plaga e kolonizimit në prozën e Gani Mehmetajt

Katërmbëdhjetë të vdekur pas shembjes së çatisë së një stacioni të trenit në Serbi