in

Teatri tragjikomik i Lajçak-ut, me bisedimet Kosovë – Serbi

Sherif Ramabaja

Pothuaj më në fund, të gjithë janë të bindur për dështimin e bisedimeve Kosovë Serbi, kurse Lajçak edhe pse në këtë rol është para përfundimit të mandatit të tij, aranzhon takime formale, gjoja për rund të ri bisedimesh.

Pjesëmarrësit sikur janë të detyruar ta konfirmojnë pjesëmarrjen, për t´iu ikur kritikave të bojkotimit, edhe pse janë të bindur se këto takime nuk do të sjellin asnjë lëvizje minimale, drejt një marrëveshje të përgjithshme.

Prandaj kujt i shërbejnë këto takime, pa kurrfarë gjasash për një përparim sado të vogël, përpos personeli Lajçak. Për këtë është i bindur edhe vetë ai, por e loz rolin tragjikomik të tij.

Një proverb popullor thotë: “ Kur s´ke ç´bënë, luaje derën”. Edhe ai në sy të tjerëve, po përpiqet të krijon përshtypjen se gjoja po ndërmerr diçka. Se a do të kishte efekt kjo, për te s´ka rëndësi, atij i duhet të dëshmoi se po zhvillon takime dhe po angazhohet në misionin e tij. (të dështimit).

Këtë dështim të tij, apo lojë dubioze, Lajçak mund t´ua shes organeve dhe institucioneve të EU, të cilat janë të pavendosura, të paafta, pa ide dhe pa autoritet, që gjithnjë e më shumë po e humbin kredibilitetin e tyre në sy të të gjithëve.

Në këtë kontekst mjafton vetëm të shikohet reagimi i EU në zgjedhjet që këto ditë u mbajtën në Gjeorgji: Presidentja e vendit nuk i pranoi zgjedhjet, duke i quajtur të manipuluara, me akuza të drejtpërdrejta të ndërhyrjes së Rusisë, kurse komisionari i EU për punë të jashtme Borrel, zgjedhjet i vlerësoi si të drejta.

 EU u komprometua edhe më shumë kur zoti Orban, me rastin e kësaj problematike, paralajmëroi dhe zhvilloi një vizitë në Gjeorgji, kuptohet si përfaqësues i EU, i cili siç pritej deklaroi se zgjedhjet ishin plotësisht të rregullta. Pra ai e përsëriti atë që kishte deklaruar edhe Rusia me rastin e këtyre zgjedhjeve.

Nga i gjithë ky lëmsh, më në fund Borrell përpos gafës së tij mbi zgjedhjet (i cili në fillim i pranoi si të rregullta), me siguri edhe nga presioni i kolegëve të tij të EU, u detyrua të deklaronte se, Orban nuk flet në emër të EU.

Për fat të keq ky është një realitet i sotëm, i hidhur i EU, që ndoshta shumëkush nga EU do të turpërohej nga qëndrimet e tilla, kur mendohet roli që pritej ta lozte ky organizëm më i fuqishmi i Evropës, që pas SHBA do të duhej ta zinte vendin kyq në botë.

 Përkundër që shqiptarët, e në veçanti Kosova ende është duke i vuajtur  pasojat e qëndrimeve jo korrekte të EU ndaj saj, shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër, përpos me të gjitha forcat të mundohen për forcimin e rolit të EU, duke llogaritur që edhe vetë një ditë, të jenë pjesë e këtij unioni.

Duhet të mbetemi me shpresë që EU të zgjohet nga gjumi, sa më parë që është e mundur, të reformohet dhe të forcohet, duke e marr dhe treguar rolin e saj të fuqishëm si në aspektin ekonomik, por edhe politik.

Mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Në përgjigje të padisë së paralajmëruar nga Naim Tërnava