in

Mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Kosovën, përkatësisht për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë.

Seanca e KS të OKB-së do të nisë në orën 16:00 sipas kohës sonë. Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Gjatë kësaj seance, ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

36 vjet burg për martesë me vajzën 6 vjecare

Teatri tragjikomik i Lajçak-ut, me bisedimet Kosovë – Serbi