in

Turqi: sulm vdekjeprurës në selinë e kompanisë së avioacionit

xr:d:DAF6OZOvn6o:4,j:974319296763485453,t:24011812

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në selinë e kompanisë turke të aviacionit (TUSAS) pranë Ankarasë, njoftoi kryetari i bashkisë së provincës Kahramankazan, Selim Cirpanogly për kanalin televiziv turk Tele1.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në rrjetin social X se “një sulm terorrist u krye ndaj objekteve të TUSAS në Kahramankazan, Ankara. Fatkeqësisht kemi të vdekur dhe të lënduar”.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë hollësi mbi motivet dhe autiorët e sulmit, por disa media pretendojnë se ky është një sulm vetëvrasës. TUSAS është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë. Ajo është prodhuesja e avionit të parë luftarak të Turqisë ‘KAAN’, krahas prodhimeve të tjera.

Jep dorëheqje prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës pas hetimeve për korrupsion

Gërvalla e Rama vizitojnë punimet finale të Festivalit të Këngës