in

Sipas raportit të SPIEGEL, Elon Musk bën akuza absurde

Elon Musk sugjeron se një raport i fundit i SPIEGEL inkurajon një atentat ndaj tij. Ai merr mbështetje nga ish-ambasadori i Trump, Richard Grenell. SPIEGEL i qëndron raportimit të sajë.

Elon Musk komentoi raportet nga SPIEGEL dhe media të tjera për veten e tij në një fjalim dhe në një postim në platformën e tij X. Ai nuk përmendi nëse i referohej drejtpërdrejt artikullit të SPIEGEL apo edhe një pasazhi specifik në tekst.

Raporti i SPIEGEL thekson përqendrimin e madh të pushtetit në duart e Elon Musk si pronar i disa kompanive, si dhe mbështetjen e tij për Donald Trumpin. Ai gjurmon radikalizimin e Musk nga një biznesmen i famshëm dhe i suksesshëm në një altoparlant politik, që tërheq vazhdimisht vëmendjen me mesazhe mashtruese dhe të rreme përpara zgjedhjeve në SHBA. Raporti bazohet gjithashtu në deklarata të shumta të vetë Musk – ut, ose në deklarata të ish-punonjësve dhe analizon se deri në çfarë mase këto mund të shihen si sulme ndaj demokracisë liberale.

Pyetjet e mediave mbetën pa përgjigje

Titulli i raportit të SPIEGEL “Armiku publik numër dy” u shfaq në pamjen e ekranit të Musk, në përkthim të shkurtuar në anglisht si “Armiku numër dy”.

Në një ngjarje republikane në Pittsburgh të dielën, Musk tha se kishte qenë në faqen e parë të SPIEGEL, “Armiku numër dy i kujt?” pyeti ai në skenë  . »Kundërshtar i demokracisë? Unë jam për demokracinë dhe jam i përkushtuar që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.” Ai përmendi vetëm rrezikun e supozuar për jetën e tij, që ai e përshkroi në artikullin e platformës X me shaka: “Patjetër që do të rris masat e mia të sigurisë. Mendoj se është më mirë të anuloj paradën e hapur të makinave… Thjesht një shaka.’

Një kërkesë nga SPIEGEL drejtuar kompanisë së Musk, mbeti pa përgjigje përpara se të publikohej artikulli. SPIEGEL i qëndron raportimit të tij.

Ish-ambasadori amerikan Richard Grenell , i cili mund të shpresojë për një rol, si Sekretar Shteti në një administratë të Trumpit, foli gjithashtu për raportin mbi platformën X. Ai akuzoi SPIEGEL-in se njihet për anti-amerikanizëm dhe antisemitizëm. Grenell nuk shpjegoi se ku kishte referenca për anti-amerikanizmin apo edhe antisemitizmin në raportin e SPIEGEL, i cili ka të bëjë konkretisht me Elon Musk.

Ndërsa komentet e Musk u përhapën mes ndjekësve të tij përmes postimit të tij, të paktën në platformën X, por nuk pati asnjë diskutim të madh për raportimin në rrjetet e tjera sociale si Instagram.

Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

SHBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

arrestohet ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë