in

Xhaminë e Namaz – Gjasë do ta inaugurojnë Erdogani me Ramën

Sherif Ramabaja

E tërë bota i ka drejtuar sytë drejt shqiptarëve dhe Tiranës. Populli shqiptar nga komunizmi i Enver Hoxhës kishte vuajtur edhe për bukën e gojës, kishte vuajtur për lirinë kolektive e individuale, po më së shumti kishte vuajtur nga privimi i feve. Kujt ti luteshin ata ?

 Me përmbysjen e diktaturës, populli shqiptar po e përjeton sërish lulëzimin e tij. E kishim edhe lulëzimin i Rilindjes Kombëtare, ku poetët dhe shkrimtarët e vuajtur shqiptar i paraqisnin pikëpamjet e tyre, se si e ëndërronin Shqipërinë, kurse tash këtë lulëzim shqiptarët po e përjetojnë në shpirtin e tyre, po e prekin, po e shijojnë dhe po e gëzojnë.

Për këtë liri të shqiptarëve, sot në Tiranë personalisht po vjen edhe figura pikante e shpirtit të popullit mysliman, kryetari i Turqisë, lartmadhëria e tij zoti Recep Tayyip Erdogan.

Ai së bashku me kryeministrin e Shqipërisë zotin Rama, do ta inaugurojnë objektin më të madh në Ballkan, pikërisht në tokën e Arbrit,  xhaminë e Namaz – Gjasë, e cila do të ketë vend për 5. 000 besimtarë, po e cekim edhe me fjalë, pesë mijë besimtarë.

Që të marrin pjesë në inaugurim, për këtë festë kombëtare, në këmbë janë nisur shqiptarët nga Kosova, Lugina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia me dhurata për Erdoganin dhe Ramën.

Ky investim kapital është paraparë vetëm në shtetin shqiptar, si popull besnik dhe i devotshëm i myslimanizmit arab, aziatik dhe i mbarë botës.

Kështu ne po dëshmojmë edhe njëherë se jemi popull tolerant, zemërgjerë dhe i ngritur duke përqafuar çdo kulturë fetare e cila na ofrohet, sikurse të ishte pjellë e jona, pjesë e trupit, apo gjymtyrë e trupit tonë.

Duke u solidarizuar me këtë të arritur të popullit, këto ditë në prag të hapjes së Xhamisë së Namaz – Gjasë, kryeministri shqiptar Rama, shkoi edhe një hap më tutje: me zemërgjerësinë e tij propozoi edhe themelimin e shtetit Bektashi në Shqipëri. Cili popull në botë do ta bënte këtë propozim? Askush përpos shqiptarëve.

Kjo mrekulli e dytë, pra po ndodhë dhe po propozohet vetëm nga shqiptarët duke e treguar solidaritetin dhe dashurinë për njerëzit, fqinjët, besimtarët dhe posaçërisht për myslimanizmin.

Prandaj ne do të shquhemi se kemi xhaminë e Namaz – Gjasë më të madhen në Ballkan, por do ta kemi edhe shtetin Bektashi në Shqipëri që pritet se do të na bëjnë të famshëm.

Nëse nuk arrijmë që në Xhaminë e Namaz – Gjasë ti grumbullojmë çdo herë nga 5.000 besimtarë, sepse shqiptarët po largohen nga vendi i tyre, do ti ftojmë myslimanët nga vendet fqinje, që të nisen drejt Tiranës për lutje dhe faljen e xhumasë. Ju premtojmë se këpucët do ua mbledhim me thasë dhe nëse nuk i gjeni brenda lokaleve të xhamisë, të jeni të sigurtë se në treg do i gjeni. Restorantet tona për ju do gatuajnë pite, byrekë, flija dhe bakllava nga mëngjesi deri në mbrëmje. Zoti i pret lutjet e juaja.

Shqipëria me këto dy ngjarje, Xhaminë e Namaz – Gjasë dhe shtetin e Bektashi, është mundësia që do ia marr turistët edhe Mekës së Arabisë Saudite. Mikpritjen shqiptare do ta përjetoni në xhepin  tuaj. Të gjithë ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje të shekullit.

Policia konfiskon armë në veri të Mitrovicës

Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani Milton në Floridë