in

Policia konfiskon armë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka konfiskuar një sasi municioni gjatë një bastisje në një shtëpi në veri të Mitrovicës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se sot rreth orës 13:00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicën Veriore mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje.

“Gjatë bastisjes në këtë shtëpi, Policia ka hasur dhe ka sekuestruar 1 AK-47, 2 granata dore M-75, 2 radiolidhje,  2 antiplumbë, kapelë, dorëza, çanta ushtarake, karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, harta, rrip brezi, prej, thikë, shall kamufllazhi etj”, ka thënë Elshani .

Tutje ai ka theksuar se dy persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe tjetri V.J. i lindur me 1978 nuk janë hasur në shtëpi, por tashmë janë shpallur si persona në kërkim. rtk

Arrin në 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnjë

Xhaminë e Namaz – Gjasë do ta inaugurojnë Erdogani me Ramën