in

Presidentja Osmani: Kosova mishëron vlerat që janë në themel të Frankofonisë

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se gjatë adresimit të saj ka theksuar se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate: bashkëpunimin për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Në përpjekjet tona jo vetëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimi me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Izraeli me sulmin ndaj Iranit do ta shpëtonte veten, po edhe botën arabe

Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit