Këtë të premte, vendi ynë parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe me rrebeshe shiu. Vranësira dhe shirat me intensitet të lartë do jenë prezente që në orët e para të mëngjesit. Më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes. Era pritet të jetë shpejtësi mesatare 4-12 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 13 deri 20°C, në zonat e ulëta 16 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 23°C.