in

Kosova today dhe Fadil Hoxha

Hamdi V. Thaçi

Jehona Gashi dhe Kron Sadiku, në vend të një emisioni që duhet ta ketë temën, qëllimin dhe porosinë, e kanë shndërruar “Kosova today” në një shund informativ, siç ishte rasti sot me temën mbi Fadil Hoxhën, përkatësisht nëse ishte ky udhëheqës komunist pozitiv apo negativ për ndarjen ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Së pari moderatorët e këtij emisioni kanë sjellje jo korrekte me bashkëbiseduesit, sidomos me ata që i kanë në lidhje elktronike, duke i favorizuar ata që i kanë në studio. Së dyti këta dy moderatorë dalin shumë të papërgatitur lidhur me temat që i shtrojnë për diskutim.Së treti më shumë flasin ata vet, duke mos lejuar as edhe një herë të vetme që mysafirët bashkëbisedues ta përfundojnë përgjigjen në pyetjen që ata vet ua shtrojnë. Pra pyesin të tjerët dhe vet përgjigjen. Duke qenë të papërgatitur, emisionin e tyre e shndërrojnë në shund, në vend që koha dhe hapësira e  liruar për ta nga Klan Kosova, të jetë e dobishme dhe me vlerë.Sot në emisionin kushtuar çështjes se Fadil Hoxhës i kishin mysafirë tre  persona të dobët.I pari që ishte prezent në studio, me duket se quhej Asdren Shala ishte një “historian” i dobët, i njëanshëm, konfuz dhe aspak i ditur. 

Në stilin e vlerësimit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë , Ballistët i quante bashkëpunëtor të fashizmit, pa e ditur se ballizëm në Kosovë nuk ka pasur fare dhe e dyta se kurrë i mjeri nuk e kishte lexuar Dekalogun e Mithat Frashërit, i cili ishte dhe ka mbet Program Kombëtar .“Historiani “ Shala nuk i përmendi 106 mijë shqiptarë të pushkatuar në periudhën 1944- 1948 në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën sundimin e Jugosllavisë, kur Fadil Hoxha merrte grada ushtarake dhe qëndronte në “krye “ të shqiptarëve, pa ia turbullua askush timin e duhanit.Ku ishte Fadil Hoxha kur u pushkatuan 4000 shqiptarë ( sipas Asdren Shales ballistë ) në Taukbahçe, për të cilët sa ishte gjallë nuk e foli asnjë fjalë. Mos të flasim për krimet gjatë luftës , ku Fadil Foxha është vrasës i mijëra bashkëluftëtarëve , përfshi këtu edhe Emin Durakun, Xheladin Hanën, Qamil Hoxhën dhe shumë të tjerëve.Në Rezolutën e Bujanit, hartuesit e të cilës në versionin e parë kishin thënë “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit duhet t`i bashkohet Shqipërisë” kur kjo ishte kundërshtuar nga serbët, kishte ndërhyrë Fadil Hoxha dhë në tekst kishte hyrë “shqiptarët dëshirojnë” t`i bashkohën Shqipërisë. (lexi Vehap Shita :Zekeria Rexha-monografi).

Në Kuvendin e Prizrenit më 10 korrik 1945 Fadil Hoxha , jo vetëm se ishte pajtuar, por edhe kishte kontribuar që Kosova t`i aneksohet Serbisë. Në kuvend kishte ardhur me uniformën ushtarake të ushtrisë okupatore jugosllave dhe me gradën nënkolonel, ku kishte folur serbisht.

Nga viti 1950- deri në vitin 1966 janë shpërngulur në Turqi 467000 shqiptarë, të gjithë paraprakisht të “konvertuar në turq” , Fadil Hoxha nuk e kishte folur asnjë fjalë. Ai nuk kishte folur as mbas prishjes se Jugosllavisë.Në aksionin e armëve (1956) në Kosovë janë rrahur e torturuar mizorisht e publikisht 30.000 burra, 100 kanë vdekur në duar të milicisë e rreth 600 tjerë kanë vdekur në 2-3 vitet në vijim për shkak të torturave, Fadil Hoxha kurrë nuk e ka folur një fjalë. 

Për “vishak” janë burgosur, rrahur e dënuar mijëra shqiptarë, Fadil Hoxha kurrë nuk e ka çelur gojën.Janë vrarë me gjyq e pa gjyq mijëra NDSH-istë në krye me Halim Spahiun, Ymer Berishën etj, demokrat properëndimor, asnjëherë nuk kishin bashkëpunuar me fashizmin.Nëse ballistët kishin bashkëpunuar më fashistët, të cilët lejuan që të hapen shkollat e para shqipe në viset shqiptare jashtë Shqipërisë, Fadil Hoxha bashkepunoi me fashistët-komunistët-çetnikët serbë e jugosllav për të mbet Kosova dhe viset tjera nën Serbinë dhe Jugosllavinë.666 shekuj  e 72 vjet burg mbajtën shqiptarët nën Jugosllavinë, a e ka qelë gojën Fadil Hoxha ndonjëherë për këto padrejtësi? Përkundrazi, për demonstratat e vitit 1981 e ka pranuar vlerësimin e KQ të Jgosllavisë  si “veprimtari armiqësore” edhe pse në ato demonstrata është kërkuar barazi e shqiptarëve me të tjerët, ku pastaj janë dënuar mijëra të rinj shqiptarë.Lexone librin “Fadil Hoxha në vetën e parë”, autor Veton Surroi, dhe e shihni si del lakuriq ky shërbëtor i Serbisë dhe Jugosllavisë . 

Fadili këtu tregon se si i ka gjuajtur me top luftëtaret e Shaban Palluzhës, të cilët nuk shkuan në Srem. Në Srem Fadili i pushkaton me dorë të vet 12 shqiptarë (lexo Muhamet Shatri –Kosova në Luftën e Dytë Botërore). Z. Shala ka dokumente e fakte por ti nuk i din dhe del në “Kosova today” për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të Serbisë, i cili deri sa u prish Jugosllavia është mërzitë më shumë se vet jugosllavët.

Zëdhënësi i Vuçiqit Grenell, zotohet se do ta vazhdojë misionin aty ku mbeti?

Vatikani si model : Shqipëria kërkon të themeloj një minishtet, në shtet