in

Kurti ngushëllon homologun portugez, i ofron mbështetjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës kryeministrit portugez, Luis Montenegro, për humbjen e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret e mëdha në Portugali.

Në një postim në X, Kurti theksoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar zjarret.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella Luis Montenegro për humbjen e jetëve nga zjarret shkatërruese që shpërthyen në të gjithë Portugalinë dhe për të gjitha ato familje të mbetura papritur pa shtëpi. Kosova i bashkohet pjesës tjetër të Evropës në solidaritet me popullin portugez. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në çdo mënyrë që mundemi në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar zjarret” ka shkruar Kurti.

Sipas lajmeve në mediat ndërkombëtare, zjarret që kanë përfshirë Portugalinë, kanë lënë shtatë persona të vdekur, ku tre prej tyre janë zjarrfikës.

Tetë të vrarë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban

𝐋𝐞𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐃𝐞ç𝐚𝐧𝐢𝐭 – 𝐑𝐞𝐚𝐠𝐨𝐧 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐁𝐥𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐋𝐀𝐓𝐈𝐅𝐈