in

Piktori pas kritikave për heshtjen e tij mbi Kosovën

Sherif Ramabaja

Derisa Rama ishte aktiv dhe reagonte, edhe pas çdo fluturimi të mizave, shqiptarët kishin rënë në hall dhe ziheshin me te.

E patën bombarduar me akuza për Ballkanin e Hapur, derisa e detyruan të hiqte dorë nga ky projekt serbo rus, siç u quajt më vonë.

 Nuk e lenin të qetë edhe kur i dekoronte personalitetet serbe, me çelësin e Tiranës, dhe i ftonte që të ishin pjesëmarrës dhe të këndonin nëpër festivale të njohura nëpër Shqipëri.

E kryqëzonin se çdo herë po i vjedh zgjedhjet, po i blenë votat dhe po e manipulon rezultatin e zgjedhjeve. E kryqëzuan se qëllimisht e lufton opozitën deri në paralizimin e saj, e izoloi Berishën, i lufton rivalët e tij, i kërcënon dhe i ndjek mediat e pavarura, ti detyroi që të heshtin etj.

 Më herët po ashtu e kryqëzonin për rrënimin e Teatrit Kombëtar, korrupsionin shtetëror, parcelat e drogës, lulëzimin e krimit të organizuar, luftën e bandave, e çka jo tjetër.

Në planin mbarë shqiptar e linçonin për tradhtar, serbofil, grekofil, antishqiptar, antikombëtar, sabotues të çështjes kombëtare, enverist, autokrat, diktator, me vetëdije apo me pazotësinë e tij e shpopulloi Shqipërinë, ikjen e rinisë, ikjen e trurit nga Shqipëria, shpalljen e Veriut të Kosovës si tokë e askujt, anulimin e mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Kosovës, animin nga Serbia, hartimin e Statutit për Asociacionin e Kosovës ( me kompetenca të plota ), arsyetimet e Serbisë dhe politikanëve të saj për aksionet e tyre kundër Kosovës etj.

Dhe derisa Rama për zhvillimet dramatike në Kosovë vendosi që të heshtte, rreth qëndrimit të tij u ngritën media, qendra televizive, portale, personalitete, institucione, bashkësitë fetare, organizata për mbrojtjen e shtazëve, shoqëria civile, ambientalistët, ekologët, shoqëria antiraciste etj. dhe me të drejtë pyesin: Ku është Rama. Pse nuk flet ai tash? Pse hesht Rama? Çfarë po ndodhë me kryeministrin shqiptar? Kush ia ka mbyllur gojën? Në çfarë sikleti ndodhet ai, i cili çdo gjë e prezantonte në mediat sociale, kurse tash…  Pse nuk reagon ndaj provokimeve dramatike të Serbisë dhe Vuçiqit ndaj Kosovë dhe … dhe… dhe.

Kundër të gjitha këtyre reagimeve, Rama nuk e qeli gojën, por u lajmëruan nga kabineti i tij: tash e tutje kryeministri Rama, ndaj qëndrimeve dhe ngjarjeve të caktuara politike, do të reagoi vetëm përmes artit, pikërisht përmes pikturës.

Deklaratat e Kurtit, reagimet e Kosovës, të Serbisë, nga bashkësia ndërkombëtare dhe të Vuçiqit, do t´i interpretoi vetëm përmes veprës së tij artistike. Ky lloj interpretimi do të jetë një risi për artistin dhe shqiptarët, në mënyrë që secili t´i interpretoi ngjarjet ashtu si i përgjigjen.

Po ashtu në këtë debat do të mund të inkuadrohet edhe Intelegjenca Artificiale, duke e ndihmuar interpretimin dhe mendimin e lirë demokratik.

Në këtë mënyrë piktori planifikon që ta përmirësoi imazhin e tij të rrënuar, duke shpresuar në një vlerësim pozitiv për te.

Ky lloj vlerësimi ka edhe rreziqet e veta, po më keq s´ka ku shkon. Optimizmi për piktorin mbetet se ndoshta, do të lëvizte diçka pozitive në favor të tij.

Mundësitë i ka të mëdha, ose të vazhdoi kështu si deri sot me formën autokratike të sundimit, apo ta marr rolin e diktatorit dhe ta shpall veten sundimtar i përjetshëm.

Me portretizimin e personaliteteve, piktori mendon se ata do të flasin vetë, secili në mënyrën e tij. Po e portretizoi Vuçiqin, kuptohet që ai do të thoshte që Kosova është Serbi. Derisa të jem gjallë, nuk do ta njoh Kosovën etj.

Po e portretizoi Albin Kurtin, kuptohet që ai me mimikën e tij do të thoshte që Serbia është Rusia e vogël e Ballkanit.

Serbia gjenocidiale në vend se të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, po përpiqet ta marr rolin e viktimës etj.

Se si do të portretizohen portretet me “ndikim” si ai i Haradinajt, i Shefqet Krasniqit, i Naim Tërnavës dhe çfarë do interpretonin ata, mbetet të presim.

Portreti i poetit Milazim Krasniqi do të përmbledhte vuajtjet e tij për islamin e Shqfqet Krasniqit, Naim Tërnavës, atë arab, turk e aziatik, shit e synit duke e akuzuar gjeniun e letrave shqipe të ndjerin Ismail Kadarenë (pas vdekjes së tij) për „islamofobinë” e tij.

Pra të tillët si piktori mendojnë se po e dorëzuan postin, e firmosin edhe shkatërrimin e shtetit. Të tillët pra identifikohen si shpëtimtarët e kombit dhe shtetit. Kështu i këndohej edhe Enver Hoxhës, deri në përmbysjen e tij.

 

Mars Rover (Satirë)

Pervjetori i operacionit famekeq “Fluturimi i shqiponjes”

Jeta nën sundimin e talibanëve pakistanezë