in

Sherr masiv në Itali/ Shqiptarët përplasen me egjiptianët

Një djalë 25-vjeçar, me kombësi shqiptare dhe banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias, u godit me thikë në kulmin e një sherri që shpërtheu të dielën në Stradella në Oltrepò. Episodi për të cilin policia po heton, ka ndodhur pak pas mesnate.

Sipas hetimeve fillestare, dy grupe rivale u përleshën: njëri nga shqiptarët e ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës dhe tjetri nga egjiptianët që banonin në Stradella. Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa në spital ndodhen dhe 6 persona të tjerë me plagë më të lehta.

Përleshja, sipas mediave italiane, përfshiu shumë njerëz, por shumë u larguan para se të vinte policia. Gjashtë të tjerë u plagosën më lehtë dhe u dërguan në spitalet në Voghera, Stradella, Piacenza dhe Kremona.

Kur Fatmir Sheholli ishte i bindur se forcat serbe të Miloshevicit nuk po kryenin asnjë lloj gjenocidi në Kosovë

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit