in

Pyetja e parë që nëna e Mira Muratit i bëri inteligjencës artificale: Kur do të martohet Mira?

Shqiptarja Mira Murati, shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka  zbuluar se pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT-së ishte se, “Kur do të martohet Mira?”

Në një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati, tregoi se si e motra i spiegoi nënës së tyre se çfarë ishte inteligjenca artificiale dhe se mund ta pyeste për gjithçka edhe në shqip.

Pyetja e parë e nënës ishte se kur do të martohej e bija. Një pyetje, të cilës e motra iu përgjigj me humor, “Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.”

Kjo pjesë e intervistës e publikuar fillimisht në rrjetin social X, është kthyer tashmë në virale. Një komentues e cilësoi si “Biseda më tipike me një nënë shqiptare.”

Kujtojmë se Mira Murati iu bashkua OpenAI në vitin 2018 dhe qysh atëherë ka qenë instrumentale në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të inteligjencës artificiale. Lidershipi i saj është vlerësuar nga drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike, përfshi edhe Satya Nadella, CEO i Google.

Pse u fye shtatorja e Gjergj Kastriotit dhuratë e emigrantëve të Kosovës në Sicili?

Kafe me xhenxhefil, një kombinim fantastik dhe superfuqi për shëndetin