Një fushatë e egër, denigruese dhe çmendurake nisi nga Sali Berisha kundër shtatores së Gjergj Kastriotit në Sicili dhe autorit të shtatores Gëzim Muriqi. U fyen donatorët- shqiptarët e Zvicrës, shoqata “Hora e Skënderbeut”, me seli në Cyrih, y fyen personalitetet e Mërgatës që ishin në përurim, u fyen arbëreshët që e pranuan me entuziazëm këtë dhuratë, u fyen qindra shqiptarë të Kosovës, që bënë rrugë të gjatë të merrnin pjesë në përurim.
I ngarkuar me kompleksin e urrejtjes patologjike ndaj Edi Ramës, ai e quajti shtatoren vepër antikombëtare, një akuzë shpifje e ulët, që të le pa mend kur del nga goja e një lideri.
Akti i vënies së shtatores së Gjergj Kastriotit në Horën e Arbëresheve, ishte akt sublim, që meriton çdo lëvdatë . Ju lumtë të gjithëve.