in

Hegjemonia kulturore!

I thone nje fjale:Punen e beje Une, meritat i merr Ti..!! Punen  e bene te tjeret, meritat  i merr  tjeter  kush!

Ne Hora u mbajt nje eveniment internacional te botes shqiptare, ndoshta kete gje pak e kuptuan. E kam ndjekur qe nga fillimi projektin me iniciativen  e shoqates  Hores se Skenderbeut, mbi percjelljen e shtatores  gjigande te Gjergj Kastrioti – Skenderbe, te skluptorit Gezim Muriqi, qe nga momenti i projektit te tij deri ne realizimin e saj me date 30 Gusht ne Hora te Arbereshve ne Sicili…

E,  dua te shtoj qe ne fillim qe me sa di une shteti shqiptar nuk dha asnje gram ndihme konkrete per te percjelle  kete shtatore, por  kjo u krye fale nje shoqate e quajtur Hora e  Skenderbeut, donatore me ndihmen e emigranteve neper bote  qe i dorezoi Hores  me sukses kete veper gjigande. 

Ne keto rreshta  nuk do te ndalem te permend as ato figura te shquara qe u permenden nga Kryetari i komunes zoti Petta, te perfshire ne  Konferencen  mbajtur prane  komunes se  Hora e Arbereshve, ku cdo gje u organizua nga nikoqiri i shtepise e s’kam c’te shtoj, as nuk do te ndalem ne ne ate polemike persa  i perket disa prej  simboleve qe ka perdoru skluptori Gezim Muriqi ne vepren e tij, sepse ne rradhe te pare nuk jam kritike arti ku duhen  kompetenca, dhe si e tille nuk dua te behem as qeshareke e as  preh e lojrave politike ku shpesh here  me hire apo pa hire  do te ndjekesh ate aksiomen ku 1 +1=3  apo  sfere e atij  boshti te  teoremes: Thirri  derrit Dajo”…

Por dua te shtoj ate  shirit, ku shume individe  disi ” te dukshem” ne kontributin e tyre  u kthyen ne “invisibile”.. 

Strukturat shoqerore, ne vleresim e njerezve te punes  kane patur gjthmone hapsiren piramidale. Ne  ato tavolinat  gjerarkike ku  Nastradini yne thoshte:”Ha binish mish”….ku edhe prifti kercen nga belaja… 

Tavolina te tilla  jane ndryshe  nga ajo e tavolines  rrumbullake Artur, ku te gjithe  jane te barabarte, e ku, gjendet  ajo “gota e  shampagne”  virtuale e shpirtit fale te atij e protokolli  per ata njerezit e vyer te cilet duhet te ishin perfshire, per kontributin e tyre ne boten arberore. Nuk jane shume, jane pak, por qe jo gjithmone ka teper kohe per ta, sepse shpesh  skenen e mbajne  ata qe iu jep gishtin te marrin krahun. Kjo dobesi bene qe ne kete eveniment internacional  shume autoritete te “eklipsohen”. 

Kishin ardhur  me dhjetra e dhjetra shoqata si ajo e Lidhjes  se Shkrimtareve dhe Poeteve te drejtuar nga Zoti Musa Jupolli   me te shoqen te cilet mbeshtesin me mish, shpirt boten arbereshe. Musa mbante ne duar  librin e At Belluscit te cilen e kishin  nxjerre ne kohe rekord dhe as emrin nuk ua permendi kush!..

Aty ishte edhe zonja Shukrije Ramadani,  perfaqesuese e konsollates ne Zvicer,  e shoqja e komandantit Agim  Ramadani, nje grua e thjeshte dhe  fisnike, por edhe ajo u  anashkalua disi. 

Aty ishin perfaqesues si prof Hazir Mehmeti studiues, perfaqesues shoqates ne Austri, mbeshtetes i botes arbereshe por edhe ai  si thote ” Likja” u la si Lipe-shtogu prapa  liste  Kishin ardhur nga shume kontinente si: Kanada, permendim  Dr Ruki Kondaj  e cila futi ne Parlamentin e Kanadas promovimin e botes  Shqiptare dhe ate Arbereshe dhe dallohet per nje kontribute  te jashtëzakonshme. 

Kishte ardhur  nga Franca nje vajze e re, mesuese ne konservator, dhe mbeshtetese e kultures Arbereshe bukuroshja dhe artiste Fatjona Matraku  e cila kishte harxhuar kohe, dhe pergatitur per nje koncert  mes  miqeve  te saj ne Hora  te Arbereshve, dhe iu ishte anulluar ky koncert  me piano. Por, dua te ndalem  tek ajo ngjarje e bukur, ne ate Horen e mbrekullueshme ku te gjithe se  bashke perjetuam  ato emocione, alkimi e gjakut te shprishur dhe   “mergimtarve modern” ku Hora i ngjante nje Feniksi ne flak me deshiren e perjetshme per tu ringjallur.

Por Hora ne veten e saj   eshte epidermike di te hap krahet e saj dhe di te mbledhi vellezerit e motrat me te njejten  gjak..qe flasin te njejten gjuhe. Ne kete manifestim kishin ardhur shume mergimtare qe vinin  per here te pare. I shikoje sepse iu ndrinin syte nga gezimi.

Takova mesues te  diaspores si  Nustret Derguti, i cili sapo kishte dale ne pension, dhe i  emoconuar si kurre u tregua i gatshem per te qene krahe vellezerve Arberesh per ceshtjen e shkolles  dhe mesimit te gjuhes.

 Ishte familja komplet Veli Berishes, e Dan Morines,me familjen e tyre te mbrekullueshem, 

Vajzat e djemte e apostullit  Rexhep Rifati, Teuta Kerhani-Rifati  me motra, vellezer..Vajza  e  arkitektes dhe poetes Shqipe Bytyqi

Present si gjithmone  mjeku Faik Elezi se bashku me te shoqen e tij, ne boten arbereshe sa here qe flitet per Gjergj Kastriotin. Lec Rexhei Leci, shume  djeme e vajza shqiptar te Kosoves  me entuziazmin e tyre qe i dhane adernaline, energji ketij evenimenti.

 Te me falin te tjeret  qe nuk permenda emrat, te cilet edhe pse nuk ishin pjese e nje protokolli ne konferencen e mbajtur nga kryetari Petta , gje e cila  me At Belluscin  kjo nuk do te ndodhte kurre sepse At Belluscit  donte te dinte deri ne minuten  e fundit kush ishin perfaqesuesit  dhe i merrte nje nga nje dhe i falenderonte ashtu sic i ka hije mikut te respektohet… 

Dhe kete gje kryetaret e bashkive Arberesh duhet ta marrin si shembull prej tij. Sikur mos te  mjafonte  me kaq, si i thone asaj fjale: Mire gomari na  ngordhi, por nuk na lene as mizat rehat…

Shperthejne ne disa rrjete sociale shqiptare ku perdhunohet nje pune kolosale e bere me shume sakrifica nga  diaspora! Qe ne shqiptaret edhe Perendise me te mire ne apsolute i nxjerrim difekte  kete  e dija, por te politizosh nje shtatore me figurat  politike te Shqiperise, ku  ne kete rast shteti shqiptar i Shqiperise nuk hyn fare, pervec  prezences simbolike  te zonjes  Parlamentaret  Elisa Spiropali,  kesaj i thone sic thote populli , “s’ka b..th te rri”

Shtatorja Vigane me stilin e tij  “gjigand e Viking” i shton akoma dhe me teper potencen heroit tone arberor. Arti eshte subjektiv, dhe behet me syte  e piktorit  e jo me syte e tu, por mund te behet edhe me vizionin  tend, me kritiken tende por brenda asaj zone ku nuk preket dinjiteti i tjetrit, ku nuk kalohet ne ofendime! Arti nuk eshte instrument dogmatik (se ndryshe nuk eshte art) Jemi pjesëmarrës  te kritikes por nuk  jemi askush qe  te gjykojme! 

Mjaft Gjykuam se nxjerrim vetem injorancen! 

Vellezer  shqiptar,  te Shqiperise  qe iua ka merre  mendjen politika . Mesohuni qe ne jete ka edhe te jesh ” Donator ” per te miren e kombit. Mesohuni qe ne jete ka edhe Art dhe se Arti nuk ka passaporto, nuk  ka kufij, dhe se  Gjergj  Kastrioti, i quajtur “Skenderbeu “do ti apo nuk doni ju eshte heroi i kombit! 

Me parlamentaret  tuaj mund te beni c’te doni,i keni zgjedhur vet,  por mos OFENDONI  INTELIGJENCEN  E POPULLIT  ARBERESH, te cilet  e pranuan  me deshiren e tyre  kete dhurate nga emigrantet shqiptar  te Kosoves, te cilet ngushtuan buxhetin e tyre, moren rrugen dhe kaluan caste te lumtura me vellezerit e tyre Arberesh, dhe rriten bashkpunimin, vellazerine, midis dy vellezerve me , me te njejten gjuhe, me gjak te shprishur neper bote! 

Arti eshte  estetik mund te pelqej apo mos te pelqej. Arti eshte ide, dhe idete Provokojne, hapin mendime, kontraste, por askush  nuk ka te drejte te shtypi ato…Ta trasformoje  ate si perdorim per ceshtjet e veta  politike kjo do te thote hegjemoni kulturale, eshte krim per artin!

Per ndihmesen e madhe te  dhene ne kete ceremoni  dua te falenderoj shoqaten Hora e Skënderbeut Veli Genc Berisha , Da Morina, Adnan Asllani,Mitikun  Rexhep Rifati, e shume  vellezer  te tjere shqiptar  te Kosoves ne mergim, qe i pash te lodhur, te derrmuar, por nuk humben  kurre as llogjiken dhe as buzeqeshjen.Ishin dinjitoz ne performance e tyre.

Nje pershendetje te madhe grupeve “Shota”, “Lyra” etje qe ishin nje asambel i vertet me nje profesionalitet te larte dhe me shpirtin artist qe na bene per vete e na rrengjethen mishin

Rrofshin mergimtaretshqiptare te Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, e gjetke, qe nuk u kursyen dhe mbrriten  te Hora e Arbereshve, dhane me te miren e mundeshme dhe mbi te gjitha i dhane  caste jete  arbesheve te Hores se Arbereshve ne Sicili te cilat me shume  sakrifica mbajne  gjallë  gjuhen, kulturen, traditën si askush tjetër!

Ornela Radovicka

Qendra albanalogjike mbi gjuhën dhe kulturën  arberesh e themeluar  nga At Bellusci

Presidenti kroat: Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive

Përurohet shtatorja e Skënderbeut në Horë të Arbëreshëve