Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Stephen Doughty.
Në postimin e saj në X nga forumi global i sigurisë, “GLOBSEC 2024”, ajo ripotencon marrëdhëniet me shtetin britanik.
“Për Kosovën, aleanca jonë me Britaninë e Madhe është jashtëzakonisht e rëndësishme. Marrëdhënia jonë e veçantë dhe historikisht e fortë ofron një bazë solide për të avancuar më tej bashkëpunimin tonë”, ka shkruar presidentja.
Gjatë qëndrimit të saj në Pragë, presidentja Osmani në një bisedë të realizuar potencoi se tryeza e dialogut është vendosur mbrapsht dhe se Kosova pavarësisht përmbushjes së detyrimeve politike e frymës evropiane, është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e kandidatit për anëtarësim. Ajo ripotencoi se marrëdhëniet me SHBA-në janë të paluajtshme.