Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të mërkurën se u ka ndaluar 92 amerikanëve hyrjen në territorin e saj, përfshirë disa gazetarëve që kanë punuar më parë në Rusi, si dhe figurave të zbatimit të ligjit dhe të biznesit nga Shtetet e Bashkuara.Në një deklaratë të Ministrisë thuhet se vendimi u mor si përgjigje ndaj “kursit rusofobik të ndjekur nga administrata Biden me objektivin e deklaruar ‘për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Moskës’”.Në deklaratë thuhet gjithashtu se gazetarë e ndaluar janë përfaqësues të “botimeve kryesore liberalo-globaliste të angazhuara në prodhimin dhe shpërndarjen e “gënjeshtrave” për Rusinë dhe forcat e armatosura ruse”.Në listën e re të amerikanëve përfshihen 11 anëtarë aktualë ose të mëparshëm të gazetës Wall Street Journal – mes së cilëve redaktorja Emma Tucker.Ajo e kishte kritikuar vazhdimisht Rusinë lidhur me arrestimin dhe dënimin me akuza për spiunazh të gazetarit të WSJ, Evan Gershkovich, i cili kaloi 16 në burg përpara se të lirohej në gusht në një shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe Perëndimit.Po ashtu mes të ndaluarve janë pesë gazetarë të gazetës New York Times, përfshirë shefin e zyrës së saj në Kiev, Andrew Kramer, si edhe katër nga Washington Post.Amerikanë të tjerë në listë përfshijnë persona që punojnë për agjencitë e zbatimit të ligjit, akademikë dhe figura nga biznesi si edhe organizata joqeveritare. Sipas një liste të Ministrisë së Jashtme, Rusia ka ndaluar hyrjen e më shumë se 2,000 amerikanëve në territorin e saj.