in

Apel publik për financim për realizimin e projektit për vendosjen e bustit të Gani Beg Kryeziut në Gjakovë

                                        

                                   

(Nga Këshilli finansues për realizimin e projektit për vendosjen e bustit të atdhetarit Gani Beg Kryeziut në Gjakovë, i formuar me Vendimin e Shoqatës  mbarëkombëtare „Bytyqi“- Tiranë – Prizren).

Komuna e Gjakovës, duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës barëkombëtare„Bytyqi“ Tiranë-Prizren të përkrahur nga shoqata „Nikaj Merturi“ të parashtruar Kuvendit të Komunës, si dhe kërkesën e Kryetarit të Gjakovës Ardian Gjini për caktimin e lokacionit për vendosjen e bustit të atdhetarit Gani beg Kryeziut, me miratimin e projektit të projektuesit ark.Uran Deva u caktue lokacioni ku do të vendoset busti.                                                                    

        VENDIMI /për Leje Ndërtimore/ Nr.01/631/01-7918 dt.23.08.2023                                

                                                                                                                                                                            

               Familjarë, miq e dashamirë të “Lëvizjes Kryeziu” dhe liderit të saj

                                            Gani beg Kryeziut

Duke qenë se Gani Beg Kryeziu ishte njëri ndër personalitetet më të shquara të historisë kombëtare shqiptare, lider i “Lëvizjes Kryeziu”, luftëtar i orëve të para të rezistencën antifashiste,që luftoi për shqipërinë etnike përkrahë aleatëve anglo/amerikan u vra në vitin 1949 në burgun e Mitrovicës së Sremit nga pushteti sllavo komunistë jugosllavë me bekimin e komunisteve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.  

Në shenjë nderimi dhe respektit ndaj veprës së këtij burri të madh të kombit shqiptar, Kuvendi i Gjakovës me kryetar Ardian Gjini ka dhënë pëlqimin dhe ka caktuar lokacionin se ku do të vendoset busti.Duke qenë se, mundësitë e familjes Kryeziu janë të kufizuara, kështu që Këshilli Financues bënë thirrje publike që njerëzit e vullnetit të mirë dhe atdhetarë ta mbështesin financiarisht punimin dhe vendosjen e bustit të tij në Gjakovë.

Mbështetja nënkupton që secili individ apo institucion privat sipas mundësisë dhe ndërgjegjës të deponojë mjete finansiare në xhirollogarinë nr.1300003018342783 e hapur enkasë për këtë destinim nga av.Zanfir Kryeziu në Banken Private të Biznesit (BPB) me dedikim për Bustin e Gani beg Kryeziut.

Emrat e donatorëve do të skaliten në bazamentin e bustit dhe secili donacion për shkak të transparencës

do të publikohet në mjete të informimit.                                           

 Kryetari i Këshillit Finansues

 Av.Zanfir Kryeziu

 Shënim: Personalisht, në momentin e hapjes së kësaj llogarie, kam deponuar kontributin tim modest prej 1.000,€uro

 

 

 

 

 

                               

Gazetarët ukrainas festojnë në Prishtinë

Luftë kundër islamizmit: Scholz paralajmëron valë dëbimesh emigrantësh nga Gjermania