in

Shefi i CIA-s pritet në takim nga kryeministri Kurti

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Rreth një orë, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nga takimi janë parë duke dalë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Takimi është mbikëqyrur nga forca të shumta të Policisë së Kosovës, e po ashtu edhe me dron.

Osmani: Aleanca me SHBA-në, garanci për siguri, paqe e sukses

Edona Maloku – Bërdyna është emëruar ambasadore e Kosovës në Portugali