in

A ka pushues në bregdetin shqiptar?

Me tregonte miku im: “Plazhet e Gjirit të Lalëzit  ishin plotë. Dy miq që pushonin në plazhet e Durrësit me thanë se edhe atje ishte plotë.  Nuk me doli gjumi të bëja fotografi në orën gjashtë të mëngjesit, kur ishin të zbrazëta. Por ajo që u ra në sy vendësve, në Gjirin e Lalëzit, mungonin shqiptarët e Kosovës. Isha ndër të paktit. Liberalizimi i vizave mund ta godas rëndë turizmin patriotik.

“Ndërkaq, turizmi shqiptar”, vazhdon ai, “nuk ka ndryshuar në dhjetë vjetet e fundit, pa kontroll të cilësisë e të shërbimit, shpesh kaotik, me mashtrime të vogla etj. Nëse e rezervon një hotel me booking.com në “Diamond rezidenc”, të Gjiri i Lalëzit, mos u habitni, kur nuk i gjen gjysmën e ofertave që i ke paguar online. Fotografia e hotelit në internet të duket si në Havaje, por gjendesh para një gjysmëshkretëtire, ku edhe hëna të djeg. Bëhen nervoz kur u thua se po mashtroni, por parat nuk t’i kthejnë. Kur ua sheh surratin nikoqirëve të duket sikur je në Turqi, Siri a Afganistan. Karvanët osmane kanë lëvizur gjithandej”, tallet miku im me historinë.

Nëse nuk kontrollohet ky soj i mashtruesve si “Diamond rezidenc” nga Zyrat e turizmit a inspektorët, turizmi do të dëmtohet rëndë. Nuk kisha asnjë numër telefoni që të denoncoja mashtrimin.   

Kështu bënin turqit e grekët dikur me çmime, e jo me mashtrime, por kur i goditi shpërfillja e turistëve, u mbushën mend.

Sikur të mos ishte resorti i tropojanit që të ofronte kushte të mira e fisnikëri, do të ikja nga Gjiri i Lalëzit e nga bregdeti shqiptar”, përfundon miku im.

Botohet libri më i ri i Haxhi Mehmetajt: "Trashëgimia arkeologjike e Fushë-Kosovës"

Shën Flori dhe Lauri, martirë të Ulpianës