in

Letër Presidentes Vjosa Osmani nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”

Screenshot

Ju ftojmë e nderuara zonja presidente që pa rezerv ta përkrahni këtë iniciativë ashtu që me rastin e dekorimeve të  këtij viti, të njihet dhe vlerësohet kontributi madhor i kësaj lëvizje dhe liderit të saj Gani Beg Kryeziu kushtuar luftës antifashiste për çlirim dhe bashkim kombëtarë. 

Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

LËNDA: Kërkesë për vlerësimin dhe dekorimin e komandantit/                                                                                                .              liderit të “Lëvizjes Kryeziu” – Gani beg Kryeziut.

E nderuara shkelqësia e juaj,znj. presidente Osmani,

-.Duke pasur parasysh faktin që “Lëvizja Kryeziu” është një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare, lëvizje e rezistencës antifashiste në Malësinë e Gjakovës dhe më gjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore,

-.Duke qenë se rruga që zgjodhën Kryezinjët ishte ajo e luftës pa kompromisë kundër pushtuesve nazi-fashistë nga viti 1939 deri në vitin 1944 në aleancë me gjithë faktorët çlirimtarë dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët anglo-amerikanë, të cilët kishin atashuar pranë shtabit të Kryezinjëve misionin e tyre ushtarak në krye me majorin Toni Simkoks, i cili edhe u plagosë në betejen frontale për çlirimin e Gjakovës duke luftuar përkrah Kryezinjëve,

-.Duke qenë se ajo ishte një lëvizje çlirimtare jo partiake por pluraliste sepse aty bënin pjesë përfaqësues të së djathtës, të qendrës dhe të majtës socialdemokrate dhe me shtrirje të gjerë në Kosovë e Shqipëri,

-.Duke qenë se kjo lëvizje ka dhënë një kontribut të madh në luftën kundër pushtuesve nazi/fashistë, duke u rreshtuar përkrahë aleatëve të mëdhenj antifashistë siç ishin Anglo-Amerikanët dhe në krahun e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, përkrah popujve të Ballkanit dhe të Europës,

-.Duke pasur parasysh se kjo lëvizje përputhet edhe sot me orientimet aktuale për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës, ëndërr

dhe përpjekje e Kryezinjve që janë konsideruar si bashkëpunëtorë dhe miqë të aleatëve anglo/ame rikan kudo në trevat shqiptare (sipas dokumenteve arkivore që rruhen në arkivat e Britanisë së Madhe, Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera ku ka gjetur përkrahje “Lëvizja Kryeziu” dhe komandanti i saj Gani Beg Kryeziu.

-.Duke parë se vlerësimi i kësaj lëvizje dhe i liderëve të saj,që shteti Shqiptar me në krye ish Presidentin dr. Sali Berisha i ka dekoruar; Gani beg Kryeziun me Urdhrin e Flamurit Kombëtar të Klasit të I, Said Kryeziun me Urdhërin “Për Veprimtari Patriotike” të Klasit të I, dhe Hasan Kryeziun me Medaljen “Martirë i Demokracisë”,

Me rastin e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderon ata që kontribuan  në rezistencën kundër fashizmit dhe komunizmit në mesin e të cilëve i vetmi kosovar i nderuar ishte Gani Beg Kryeziu nga Gjakova.

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës znj.Atifete Jahjaga dekoroi “Lëvizjen Kryeziu” me urdhërin e Lirisë, gjë që ndihmon edhe në vlerësi- min real dhe objektiv të historisë, në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Kosovë si dhe në përpjekjen madhore të popullit dhe institucioneve për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës, për të cilin luftuan dhe u martirizuan Kryezinjët,

-.Duke njohur faktin historik se në përpjekje për çlirimin e Gjakovës gjatë Luftës së Dytë Botrore, shtator të vitit 1944, në luftë frontale kundër pushtuesve gjerman dhanë jetën 170 luftëtar të lirisë të kësaj lëvizje dhe shumë të tjerë u plagosën.

-.Duke njohur përkrahjen plebishitare të intelektualëve shqiptar nga të trevat etnike, por edhe qeverisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës për përkrahje pa rezervë të kësaj iniciative,

-.Duke parë se veprimtaria shkencore dhe kulturore e deritashme kushtuar kësaj lëvizje ka patur sukses të plotë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, Gjakovë dhe gjetiu dhe është mirëpritur nga studiuesit dhe populli i Kosovës, dhe sidomos duke u mbështetur në rezultatet dhe jehonën që pati Sesioni Shkencor kushtuar “Lëvizjës Kryeziu” i mbajtur në Prishtinë më dt.23.09.2006, në kuadër të muajit të kulturës kombëtare Shqipëri-Kosovë e nën patronatin e kryeministrave prof.dr.Sali Berisha dhe gjeneral Agim Çeku,

-.Duke parë suksesin e dokumentarit, prodhim i RTSH i vitit 2007 ku pasqyrohet lufta e pakompromisë e Kryezive dhe martirizimi i tyre për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtarë si dhe

-.Duke u mbështetur në jehonën që pati në opinjon mbarëkombëtarë dokumentari prodhim i TV 21 i vitit 2007 mbi kontributin e Kryezive dhënë çështjes kombëtare por edhe kontributi i tyre dhënë Arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovarë në veçanti.

-.Duke llogaritur në vizionin dhe largëpamësinë tuaj të intelektualit, Instituti i studimeve Historisë “Lumo Skendo” nga Tirana të përkrahur nga Intelektualët e Kosovës dhe Shqipërisë ju ftojmë e nderuara zonja presidente që pa rezerv ta përkrahni këtë iniciativë ashtu që me rastin e dekorimeve të  këtij viti, të njifet dhe vlerësohet kontributi madhor i kësaj lëvizje dhe liderit të saj Gani Beg Kryeziu kushtuar luftës antifashiste për çlirim dhe bashkim kombëtarë.

-.Konsiderojmë se ka ardhur koha që Kosova e në veçanti Gjakova, djepi i kësaj familje të shquar t’i nderoj pjesëtarët e saj e cila i dha kombit shumë figura të ndritura si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Me shpresë se do të gjejmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj

Me respekt,

Instituti i Studimeve Historike                                                                                                               “Lumo Skendo”-Tiranë                  .                                                                                                                            Drejtori-Uran Butka

                                                                                          

                                                                                   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për herë të parë botohet një ditar i plotë – Ditari i paqes

Osmani: Zgjedhjet mbahen me 9 shkurt 2025