in

Stano i preokupuar se Ukraina, përpos Rusisë, mund ta pushtojë edhe Serbinë!

Sherif Ramabaja

Nëpër kancelaritë e perëndimit, kohën e fundit, po vërehen lëvizje të pazakonshme. Takimet ishin po ashtu të pazakonshme. Telefonatat mes liderëve dhe institucioneve të tyre ishin të gjata.

Askush se merrte dot me mend. Ukraina filloi me pushtimin e Rusisë. Këtë nuk e kishte parashikuar as Vatikani, as Orbani, e as Elon Mask, me platformën e tij X .

Kryetari Biden ishte preokupuar gjithashtu. Unë jam i nxënë me konfliktin izraelito – palestinezo – iranian kurse (Kurti do ta hap urën e Ibrit), më falni ndërhyri shpejt, pasi këshilltarët ia tërhoqën vërejtjen, Ukraina po e pushton Rusinë. Këtë se kishte imagjinuar as CIA jonë, prandaj ne jemi thellësisht të shqetësuar.

Putini kemi thënë se është një vrasës, po nuk e kemi parashikuar që dikush shkaku i Putinit ta pushtoj Rusinë.

Ne e respektojmë sovranitetin e çdo shteti, prandaj kërkojmë që Ukraina t´i ndërpres aksionet në pushtimin e Rusisë dhe t´i respektoi rregullat ndërkombëtare, përfundoi me apelin e tij zoti Biden.

Edhe zëdhënësi i EU zoti Stano, kishte thirre konferencë shtypi. Vërehej se ai ishte tepër i shqetësuar.

Ne i gjykojmë aksionet pushtuese të Ukrainës ndaj Rusisë. Ne kemi bërë me dije se konflikti duhet të përfundoi me bisedime, e jo me zgjerimin e tij.

Ne nuk i kemi të njohura synimet e Ukrainës, po ne e ftojmë që të tërhiqet pa kushte dhe pa humbur kohë nga territori i Rusisë.

Ne preokupohemi po ashtu sepse kemi dëgjuar që pas pushtimit të Rusisë, Ukraina mund të nisej drejt Ballkanit, pikërisht drejt Serbisë.

Ne kemi zhvilluar bisedime gjithashtu me Kinën, Indinë, Turqinë dhe Iranin që të marrin masa urgjente në uljen e tensioneve.

Gjithashtu edhe kandidati për president i SHBA zoti Trump na ka premtuar se do të vë kontakte me zotin Kim Yong – Un dhe Putinin, në gjetjen e një zgjidhje.

Po ashtu kemi vendosur që zotin Borrell dhe Lajçak t´i nisim në mision ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës. Ata deri para pak kohësh kishin ndërmjetësuan me sukses, mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra siç po e shihni ne po bëjmë çmos që të gjitha palët e përfshira në konflikt t´i ulim në tavolinën e bisedimeve.

Gjithashtu kërkojmë nga Kosova që të distancohet nga kërkesa e Ukrainës që pas pushtimit të Rusisë, do të nisen drejt Serbisë.

Vuçiqi çdo herë është deklaruar për paqe, duke i pranuar edhe të gjitha marrëveshjet e propozuara nga ndërmjetësuesit tanë gjatë procesit të bisedimeve.

Me Serbinë ne gjithashtu kemi firmosur edhe një marrëveshje shumë të vlefshme mbi Litiumin, prandaj i dënojmë të gjitha ndërhyrjet ndaj saj, e përfundoi deklaratën e tij zoti Stano.

Mars – Rover (Satirë)

NATO po frikësohet ta hapë urën, kurse Ukraina po vazhdon me pushtimin e Rusisë!

Kearns e tmerruar me kërcënimin e BE-së për Kosovën rreth urës së Ibrit