Shkruan: Blerim Latifi
Derisa po merremi me hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë, një xhihadist shqiptar nga Maqedonia qenka bërë gati për të hedhur në erë një nga urat që na mbajnë të lidhur me Perëndimin, europianizmin tonë, duke kryer një sulm terrorist në një koncert të këngëtares së njohur Taylor Swift.
Për fatin e mirë të njerëzve të pafajshëm që do merrnin pjesë në koncert, xhihadisti qenka kapur në flagrancë. Edhe për fatin e mirë të njerëzve tanë të ndershëm në diasporë dhe për imazhin e përgjithshëm të shqiptarëve në botë, edhe pse tanimë dëmi është bërë nga vetë lajmi mbi origjinën etnike të atij plehu.
Shqiptarët nuk po mund ta marrin vesh se të përmendurit e emrit të tyre etnik në lajmin për një akt terrorizmi, tërheq pas vetes pasoja fatale për ta, si komb dhe si i individë që jetojnë në Perëndim.Ose ata, pra shqiptarët, e marrin vesh se çfarë po ndodhë, por ja që u ka shkrepur në kokë t’ia thyejnë qafen vetes, si shumë herë të tjera gjatë historisë. Dhe nëse në pyetje është kjo e dyta, atëherë askush nuk mundet t’u vijë në ndihmë.
Sepse njeriun mund ta shpëtosh nga agresioni i tjetrit, por është pothuajse e pamundur ta shpëtosh në rastet kur ai vendos të bëj vetëvrasje. E kjo vlen sigurisht edhe për kombet
Blerim Latifi