in

A po mbetet pa miq Albin Kurti?

Sherif Ramabaja

Ish presidenti historik i Kosovës Rugova kishte thënë se, shtëpia pa miq nuk mbahet. Sot shtrohet pyetja, si qëndron Kosova. Apo më mirë të thuhet, pse Kurti po mbetet pa miq?

 Një pjesë jo e vogël do të shpreheshin se bashkësia ndërkombëtare, sidomos EU, po dështon në gjetjen e mekanizmit për t´i vënë në praktikë zgjidhjet e propozuara, apo EU, po punon sipas diktatit të Serbisë me qëllime të caktuara, siç është Asociacioni.

Po ashtu të zhgënjyer një pjesë do të thoshin: shikojeni EU si është e përçarë, e pavendosur dhe oportuniste, së cilës i mungon reformimi. Prandaj çfarë mund të presim prej saj, përpos sanksioneve. Kulmi i përçarjes së EU ishin edhe aksionet krye në vete të Orbanit, i cili në emër të EU kreu vizita në Moskë dhe Pekin.

Pjesa tjetër do të thoshin se SHBA po ashtu kanë interesat e veta që nuk duan të kenë divergjenca me EU, prandaj edhe ata më me dëshirë u bashkohen kërkesave të EU, sesa të pozicionoheshin kundër tyre.

Kurse Kurti, ku qëndron ai? Albin Kurti në programin zgjedhor kishte premtuar zgjidhje pragmatike dhe përshpejtim të gjitha këtyre proceseve. Që nga fillimi Albin Kurti me programin e tij të sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe shtrirjen e sovranitetit edhe në Veri të Kosovës, gjatë gjithë kohës ka ecur nëpër tehun e shpatës.

Pra kjo ecje e tij ,nëpër teh të shpatës, si duket po i kushton me largimin një nga një të udhëheqësve të EU, po edhe nga administrata amerikane. Kuptohet që kësaj ecje të tillë nëpër tehun e shpatës i ka kontribuar edhe opozita e vendit, e cila nuk zgjedh mjete ( duke i rrezikuar interesat shtetërore) vetëm që ta rrëzoj nga pushteti Kurtin.

Gjithë kësaj klime padyshim i ka ndihmuar edhe kryeministri i Shqipërisë Rama, i cili për ta ruajtur pushtetin e tij, i është bashkuar aksioneve të Vuçiqit dhe bashkësisë ndërkombëtare, duke i dënuar veprimet e pa koordinuara të Kurtit, edhe pse fort mirë e din se në pyetje ishte sovraniteti i Kosovës, e jo qëndrimet personale të Kurtit.

Ai shkoi edhe aq larg sa e anuloi takimin e dy qeverive Kosovë – Shqipëri, kurse sikur nuk i mjaftonte kjo, po personalisht e hartoi dhe e paraqiti draft statutin e Asociacionit për Veriun e Kosovës edhe pse Vuçiqit e Serbisë kjo i duhet, si bazë për shkëputjen e Veriut.

Si duket një ideologji e njëjtë (PKJ – PPSH) e diktatorit Enver Hoxha e kishte lidhur me Serbinë kundër Kosovës, por po ashtu, po e njëjta ideologji i ka bërë së bashku Ramën me Vuçiqin, kundër Kosovës.

 Këtë nuk mund ta marrin me mend me një përqindje shumë e lartë nga populli shqiptar, por po u bë një hulumtim analitik, për fat të keq do të dilet te kjo e vërtetë.

Si mund të dilet nga kjo gjendje, do të pyesin shumica? Po të analizohen dhe të hidheshin në peshoj sukseset dhe mos sukseset e Albin Kurtit, do të dilnim te e vërteta. Shtrohet pyetja: a do t´i fitonte sërish zgjedhjet Albin Kurti, po të mbaheshin këto ditë. Sipas sondazheve, do t´i fitonte.

 Po atëherë a do të ishte në rregull që ai të qeveriste edhe më tutje në këtë mënyrë dhe në këtë stil. Po dhe jo, do të ishte një përgjigje të thuash pragmatike.

Shtëpia pa miq nuk mbahet, do të thoshte Rugova.

 

Komunistët me Fadil Hoxhën në krye, Kosovën ia dorëzuan Serbisë si mollë të qëruar (1)

Hetohet i dyshuari për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit