in

Sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, i arrestuari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Një nga personat që u arrestuan të mërkurën me akuzën se planifikuan sulm terrorist në një nga koncertet e këngëtares Taylor Swift në Vjenë të Austrisë është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi. Familja e 19-vjeçarit, ka nënshtetësi austriake. Media austriake shkruan se i riu ishte rekrutuar nga ISIS në internet dhe se ishte betuar për besnikëri para disa javëve.

19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët. Sipas dëshmie të fqinjve, ata kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit. Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë.

Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake, kanë deklaruar se për të njëjtin rast janë në kërkim edhe dy persona të tjerë dhe për këtë arsye është vendosur që të anulohen të gjitha koncertet e Swift në Austri.

Izraeli kërcënon të eleminoi liderin e ri të Hamasit

Komunistët me Fadil Hoxhën në krye, Kosovën ia dorëzuan Serbisë si mollë të qëruar (1)