in

Vuçiq: Kurti rrezik për Serbinë, gjatë fushatës zgjedhore amerikane!

Sherif Ramabaja

Këta tre muaj, derisa zgjat fushata zgjedhore amerikane, do të jenë të vështira për Serbinë, iu drejtua gazetarëve Vuçiqi.

Nganjëherë e kam përshtypjen se Kurti, këto gjëra nuk po i bënë kokë më vete. Si është e mundur që ai të shkoi aq larg me veprimet e tij ndaj Veriut dhe të shpëtoi pa therrë në këmbë? Ai e ka okupuar Veriun. Të gjitha institucionet e Serbisë i ka pezulluar dhe i ka vendosur njerëzit e tij. E shpërndau policinë, mbrojtjen civile, po i bastis dhe çarmatos serbët. Ua ndaloi Dinarin, kurse tash ua mbylli edhe filialet e postës. Gjithçka serbe e ka çrrënjosur aty dhe bashkësia ndërkombëtare po shikon pa ndërmarr asgjë.

 Në të kundërtën e kësaj shikojeni Himarën në Shqipëri. Aty mbi 99 përqindje janë shqiptar, kurse bashkësinë gjithherë e fiton përfaqësuesi i minoritetit grek. Pse ndodh kjo? Sepse aty qeverisë miku im pragmatik Rama socialist, e jo Kurti nacionalist.

Tash Kurti po e kërcënon Serbinë, rajonin dhe paqen ndërkombëtare me hapjen e urës. Për atë, disa herë veprimet e tij i kam vënë para dilemës, si është e mundur? Ku është EU? Ku janë SHBA? Ku janë ambasadorët e QUINTI – it? Ku është Këshilli i EU? Ku është NATO? Ku është KFORI? Deri kur do të tolerohet Kurti?

Do të mjaftonin vetëm reagimet e Ramush Haradinajt ndaj tij, për ta kuptuar se me cilin kemi të bëjmë.

Tash ekziston rreziku se si do të përfundojnë zgjedhjet amerikane. Grenell tha se po fitoi Harris, ajo nuk e din se ku bie Kosova. Pra nuk do t´i kushtoi rëndësi fare rajonit, kurse po fitoi zoti Trump, ai e din se ku është edhe liqeni i Ujmanit. E din se ku është Veriu i Kosovës. E din se ku është Trepça. E din se ku është litiumi në Serbi. E din po ashtu se ku është ishulli Sazan në Shqipëri.

Pra këta tre muaj, derisa të përfundojnë zgjedhjet për kryetar të SHBA, do të jenë të vështira për Serbinë. Megjithatë ne do të jemi aktiv dhe do t´i mbrojmë interesat tona, përfundoi Vuçiqi.

Si do të jenë aktiv ai nuk e ceku, megjithatë sipas burimeve të pakonfirmuara, në opinion rrodhën informatat se gjatë fushatës në SHBA janë aktivizuar ambasadori i Serbisë në SHBA Gjuriq, por i aktivizuar do të jetë edhe Daçiq, u bë e ditur.

 Gjasat ishin të larta se zgjedhjet do t´i fitonte Trumpi, që do i përgjigjej Serbisë, po edhe Ramës shkaku i investimeve në Sazan, por me nominimin e Harris dhe ekipit të saj Tim Walz ekziston një dozë dyshimi se ngjarjet do të marrin kahje tjetër.

Pra Gjuriq e Daçiq duhet të koordinohen që të punojnë në dy anët. Kjo për Serbinë nuk paraqet kurrfarë vështirësie, pasi ata kanë përvojë të shkëlqyeshme në këtë drejtim. Shembull i këtij bashkëpunimi sot është Vuçiqi.

Gjriq e kujtoi kohën e Perandorisë Otomane, kur serbët me sëndukun e këpucëve të varur në qafë, deri në shekullin e kaluar e përdornin edhe romët për të fituar ca lekë, u dilnin përpara personaliteteve turke me ndikim, që t´ua pastronin këpucët. Me këtë nënshtrim serbët kërkonin që të fitonin privilegje, për nënshtrimin e shqiptarëve.

A loz sot rol një veprim i tillë, mendoi me vete Gjuriqi. Po të kishte sukses do ta përsërisja, tha. Herë do ia fshija këpucët Trumpit e herë zonjës Harris, kuptohet pa u hetuar nga taborri tjetër. Duhet ta përpunojmë strategjinë me Daçiqin, që edhe ai të veproi njësoi.

Mars – Rover (Satirë)

  

Rusia përhap dezinformata për Parisin

Shtetasja amerikano-ruse deklarohet e fajshme për tradhti, sipas mediave ruse