in

Gërvalla: Nga sot, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Tajlandë

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë”.

Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ajo u shpreh se duke thënë se “ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Sipas saj kjo tregon përkushtimin e ministrisë për t’i forcuar lidhjet diplomatike.

“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, vijoi ministrja.

SHBA raportohet se u informua për një komplot iranian për vrasjen e Trumpit

Varrimi i shkrimtarit Ali Mehmetaj do të bëhet sot në varrezat e katundit Dubovë, Pejë