Vijon lufta me flakët në fshatin Dhuvjan në bashkinë Dropull. Raportohet se zjarri rrezikon kishën 3 shekullore ortodokse që ndodhet në lartësitë e fshatit. Në terren kanë shkuar disa automjete zjarrfikëse për të shuar flakët.
Në vendngjarje ndodhen edhe 3 furgonë të forcave speciale të FNSH së Fierit për të ndihmuar shuarjen e zjarrit. Situata paraqitet mjaft kritike.