Shqipëria vijon përgatitjet për ndeshjen e fundit me Spanjën, në të cilën do të kërkojë fitoren në mënyrë për një arritje historike, siç është ai i kualifikimit të grupit në Europian. Situata në Grupin B është ende e komplikuar, ku vetëm Spanja ka arritur të kualifikohet dhe ta mbyllë gjithashtu në vendin e parë.
Italia, Shqipëria dhe Kroacia janë ende në lojë për një kualifikim të mundshëm ose eliminim i menjëhershëm. Kështu UEFA ka shpjeguar se çfarë ndodhë në rezultatet e mundshme të Grupit B:
24 qershor: Shqipëria (1 pike) – Spanja (6 pike), Kroacia (1 pike) – Italia (3 pike)
Spanja kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve.
Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën.
Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Kroacia mund Italinë.
Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën (nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme). Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen.